Çelja e Vitit Akademik 2018-2019 dhe axhenda e javës orientuese

“ALBANIAN UNIVERSITY” njofton të gjithë studentët e vitit të parë për çeljen e vitit akademik 2018-2019 në datë 15 tetor 2018!
DITA E PARË
Data 15.10.2018 – Godina e Ish Estradës Ora 9:00/9:30
Takim me studentet e regjistruar në vitin e I-rë, programet Bachelor dhe programet e integruara të ciklit të dytë.
I urohet Mirëseardhja e studentëve të rinj të regjistruar pranë Albanian University, nga Rektori dhe bëhet prezantimi i stafit drejtues.
 
DITA E DYTË
Data 16.10.2018 Ora 9:00
Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Departamenti i Shkencave Ekonomike – Salla e Konferencave/Ish Estrada.
Studentëve i bëhet një prezantim nga Dekani dhe struktura të tjera drejtuese duke i dhënë një hyrje nga historiku, degët e Fakultetit, studentët e diplomuar dhe punësimi i tyre, akreditimi, masterat, stafi pedagogjik, stafi administrativ, të drejtat dhe detyrimet e studenteve, përfshirë dhe mungesat etj.
Informacione të përgjithshme mbi elementët akademikë të diplomimit, programin e studimit, kohëzgjatjen, llojin e diplomës, format e mësimdhënies dhe për çdo paqatësi që mund të kenë studentët.
Data 16.10.2018 Ora 10:00
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike – Salla Nr. 101 / Godina e Arkitekturës
Studentëve i bëhet një prezantim nga Dekani dhe struktura të tjera drejtuese duke i dhënë një hyrje nga historiku, degët e Fakultetit, studentët e diplomuar dhe punësimi i tyre, akreditimi, masterat, stafi pedagogjik, stafi administrativ, të drejtat dhe detyrimet e studenteve, përfshirë dhe mungesat etj.
Informacione të përgjithshme mbi elementët akademikë të diplomimit, programin e studimit, kohëzgjatjen, llojin e diplomës, format e mësimdhënies dhe për çdo paqatësi që mund të kenë studentët.
Data 16.10.2018 Ora 11:00
Fakulteti i Shkencave Mjekësore – Holli i Godinës së Ish Gjykatës
Studentëve i bëhet një prezantim nga Dekani dhe struktura të tjera drejtuese duke i dhënë një hyrje nga historiku, degët e Fakultetit, studentët e diplomuar dhe punësimi i tyre, akreditimi, masterat, stafi pedagogjik, stafi administrativ, të drejtat dhe detyrimet e studenteve, përfshirë dhe mungesat etj.
Informacione të përgjithshme mbi elementët akademikë të diplomimit, programin e studimit, kohëzgjatjen, llojin e diplomës, format e mësimdhënies dhe për çdo paqatësi që mund të kenë studentët.
“ALBANIAN UNIVERSITY” i uron vit të mbarë akademik dhe suksese të gjithë studentëve!