Albanian University Center, në bashkëpunim me Albanian University, është krenare të jetë pjesë e projektit evropian Research Universities for the Western Balkans (Res-Uni), si pjesë e një konsorciumi ndërkombëtar që synon forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe nxitjen e bashkëpunimit akademik në rajon.
Titulli i Projektit: Universitetet Kërkimore për Ballkanin Perëndimor (Res-Uni)
Programi: Erasmus+ Ndërtimi i Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE)
Numri i Projektit: 101179358 — Res-Uni — ERASMUS-EDU-2024-CBHE
Kohëzgjatja e Projektit: 36 muaj
Koordinatori i Projektit: Universiteti Firat, Turqi
Projekti Universitetet Kërkimore (Res-Uni) ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor përmes zhvillimit të njohurive dhe aftësive në fushat e transformimit digjital, të dhënave të mëdha (big data) dhe sistemeve të menaxhimit të të dhënave. Qëllimi kryesor është përmirësimi i përputhshmërisë institucionale me standardet e BE-së dhe mbështetja e transformimit të institucioneve pjesëmarrëse në universitete moderne kërkimore.
Duke mbështetur bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe duke nxitur një kulturë të kërkimit shkencor, inovacionit dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, projekti Res-Uni kontribuon në transformimin strategjik të sektorit të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Ai fuqizon universitetet të bëhen aktorë aktivë në Zonën Evropiane të Kërkimit (ERA) dhe forcon rolin e tyre si nxitës të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik.
🔗 Mësoni më shumë rreth projektit: https://resuni.firat.edu.tr/
“Financuar nga Bashkimi Europian. Megjithatë, pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Europian. As Bashkimi Europian dhe as autoriteti dhënës nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.”
Njoftim për trajnim të stafit dhe studentëve të Albanian University në kuadër të Projektit Research Universities RES-UNI me fokus tematika për BIG DATA
Në vijim të zbatimit të Projektit Research Universities RES-UNI nga Qendra “AUC”, duke nisur nga data 23-27 Shkurt, 2026, do të zhvillohen disa trajnime në platformën DEBSIS nga ekspertë të shkencave të aplikuara të universitetit partner “University of Applied Sciences,…
Vizitë 5-ditore e studentëve të Albanian University në Firat University, Turqi, Nëntor 2025.
Në kuadër të projektit Research Universities (RES-UNI) Erasmus+ Capacity Building in Higher Education, pas trajnimit të ofruar në projekt mbi kompetencat digjitale, studentët fitues në provimin përfundimtar, Katerina Petrollari dhe Ernest Zhivanaj, ndoqën një Internship 5 – ditor në “Firat…
TAKIM NË ALBANIAN UNIVERSITY “MOBILITY ACTION- MEETING IN TIRANA” – “RESEARCH UNIVERSITIES” (RES-UNI) ERASMUS+ PROJECT
Organizata “Albanian University Center” në bashkëpunim me Albanian University realizuan më datë 19 Nëntor, 2025 takimin me partnerët ndërkombëtarë në kuadër të Projektit Research Universities (RES-UNI) Erasmus+ Capacity Building in Higher Education, Grant No: 101179358, me qëllim “Mobility Action in…


