Albanian University zgjeron bashkëpunimet e tij me partnerët universitarë në ITALI

Nënshkruhet marrëveshja me POLIARTE design/Academia di Belle Arti in Ancona

Pedagogët dhe studentët e Grafik/ Dizanj-it në Albanian University do të kenë një mundësi më shumë me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Albanian University dhe POLIARTE design/Academia di Belle Arti in Ancona për të lëvizur në një universitet prestigjoz në fushën e arteve të bukura, për të shkëmbyer materiale publikime dhe informacione.

Marrëveshja parashikon gjithashtu organizimin e seminareve, kurseve, workshopeve të përbashkëta, pjesëmarrjen në projekte shkencore dhe thirrje evropiane.