Albanian University organizon leksionin “Disinformation on Gender Matters” në kuadër të projektit VirtuEU

Albanian University, si partner i projektit “Virtual Exchange for Active Citizens – VirtuEU”, organizoi më date 19 nëntor leksionin me temë: “Disinformation on Gender Matters”, mbajtur nga Ass. Lekt. Maend Kullaj, në kuadër të Circle 4, Course 10 të projektit.

Aktiviteti u zhvillua me pjesëmarrje të gjerë të studentëve, lektorëve, drejtuesve të njësive akademike dhe u nderua nga prania e Rektorit të Albanian University, Prof. Dr. Julian Fink. Leksioni u ndoq gjithashtu online nga partnerë ndërkombëtarë dhe pjesëmarrës të tjerë të projektit, duke mundësuar një bashkëveprim aktiv mes studentëve të vendeve të ndryshme.

Tema adresoi ndikimin e dezinformimit mbi çështjet gjinore në diskursin publik, si dhe rolin e edukimit kritik në promovimin e barazisë gjinore dhe tëndërtimit të një shoqërie të informuar dhe gjithëpërfshirëse. Diskutimet e zhvilluara nxitën reflektim të thellë dhe interes të veçantë tek pjesëmarrësit.

🔹 Njoftojmë se leksioni i radhës i projektit VirtuEU do të zhvillohet më 17 Dhjetor.