
Përfaqësues të Zyrës Erasmus+ dhe të Albanian University morën pjesë në aktivitetin informues të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ku universitete dhe organizata joqeveritare ndanë përvoja dhe praktika të mira mbi programin Erasmus+, si dhe u informuan mbi mundësitë e reja të aplikimeve. Ky aktivitet shënon një hap tjetër drejt ndërkombëtarizimit të universitetit tonë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë, në kuadër të zhvillimit të arsimit të lartë dhe mobilitetit akademik.





