Albanian University pati kënaqësinë të mirëpresë Prof. Antonio Ragusa, Dekanin dhe themelues i Rome Business School, në një Leksion të hapur frymëzuese kushtuar konceptit të ekselencës italiane dhe vizitë pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike.
Në një auditor me studentë të ekonomikut, inxhinierisë dhe art dizajnit, Prof. Ragusa ndau perspektiva të vlefshme mbi mënyrën se si inovacioni lind nga bashkimi i strategjisë, teknologjisë dhe kreativitetit. Ligjërata theksoi rëndësinë e lidershipit, bashkëpunimit ndërdisiplinor dhe vizionit etik në zhvillimin e kompanive moderne globale.
Ky aktivitet shpalosi mundësinë të lidhin njohuritë akademike me eksperienca reale të biznesit dhe të reflektojnë mbi mënyrën se si fusha të ndryshme mund të ndërthuren për të krijuar ndikim ndërkombëtar.
# AlbanianUniversity #RomeBusinessSchool #internationalization #collaboration







