Albanian University mirëpret përfaqësues nga Universiteti Altınbaş

Në kuadër të mobilitetit Erasmus+ për stafin administrativ, patëm kënaqësinë të mirëpresim Znj. Intisar MAGDAL, Specialiste e Lartë për Rekrutimin e Studentëve Ndërkombëtarë në Universitetin Altınbaş, Turqi.

Gjatë vizitës së saj, znj. Magdal zhvilloi takime me Zyrën e Koordinimit të Kërkimit Shkencor e Botimeve Akademike dhe Zyrën së Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit. Ndër vizitat e ndryshme në hapësirën e Universitetit, me rëndësi të veçantë ishte workshop-i i mbajtur pranë Departamentit të Farmacisë, Fakultetit të Shkencave Mjekësore për të ndarë përvoja mbi bashkëpunimin ndërkombëtar, mundësitë e mobilitetit dhe pjesëmarrjen ne projekte të përbashkëta.

Kjo vizitë forcon lidhjet akademike dhe hap rrugën për iniciativa të reja në fushën e kërkimit shkencor, shkëmbimeve studentore dhe promovimit ndërkombëtar.

#AlbanianUniversity #globaltinbas #ErasmusPlus