
Në kuadër të programit Staff Week të Erasmus+, organizuar nga Universiteti i Jyväskylä në Finlandë, morën pjesë Dr. Aurora Napuce dhe MSc. Fiona Nishani nga Departamenti i Farmacisë, si dhe Dr. Joana Minga nga Departamenti i Inxhinierisë.
Ky aktivitet ofroi mundësinë për të njohur nga afër një nga Institucionet më të avancuara të arsimit të lartë në Evropë, duke eksploruar laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe qasjet inovative të Universitetit në fushën akademike. Programi u karakterizua nga leksione të strukturuara, konferenca dhe aktivitete që nxitën shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërmjet pjesëmarrësve nga Universitete të ndryshme.
Kjo përvojë e rëndësishme kontribuoi në zgjerimin e njohurive akademike dhe profesionale të pjesëmarrësve, duke krijuar një bazë të re për integrimin e praktikave bashkëkohore në Universitetin tone si dhe për forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare në të ardhmen.





