Në datën 9 Qershor 2022, u zhvillua “Konferenca Ndërkombëtare Shkencore në Farmaci VII”
Kjo Konferencë u zhvillua në kuadër të vijueshmërisë së konferencave ndërkombëtare të zhvilluara nga Departamenti i Farmacisë. Këtë vit në konferencën tonë, bashkëpunëtorët tanë kanë qenë Universiteti i Pisës , Univeristeti i Napolit Federiko II dhe Universiteti Biruni – Turqi, së bashku me stafin tonë akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore.
Konferencën e nderoi me pjesëmarrjn e saj Presidentja e Urdhërit te Farmacisë Dr. Diana Toma, Sekretari i Përgjitshëm i Urdhërit ë Farmacisteve Z. Dëfrim Goma.
Nanoteknologjia dhe arritjet e saj në shkencat farmaceutike ishte një nga objektet e diskutimit shkencor si dhe qasja dhe kujdesi klinik ne situatën e post Covid-19.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe ish studentja jonë Era Gorica me punimin e saj doktoral të realizuar pranë Universitetit të Pisës me udhëheqesin e saj Profesor Vinceso Calderonen, duke afirmuar edhe një herë vlerat e Programit të Farmacisë, i cili është bashkëkohor dhe i bashkëngjitet pasionit për dije të studentëve tanë duke afirmuar arritjet e Programit të Farmacisë dhe të vetë Albanian University.