AU CENTER

“Albanian University Center” (AUC) është organizatë jo fitimprurëse që funksionon në formën e Qendrës, themeluar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 848, datë 03.12.2013.

Selia: Bulevardi “Zogu I”, 1016, Tiranë

Prof. Asoc. Dr. Valbona Loshi     e – mail:  v.loshi@albanianuniversity.edu.al

auc@albanianuniversity.edu.al

Qëllimi kryesor i veprimtarisë së “Albanian University Center” është:

a. kërkimi shkencor në fushat e mjekësisë, inxhinierisë, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ekonomisë, artit e dizajnit, trashëgimisë kulturore, edukimit, psikologjisë, shkencave juridike dhe politiko – administrative etj.;

b. organizimi i aktiviteve, të cilat mbështesin dhe nxisin punësimin, vullnetarizmin, rritjen e përgjegjshmërisë qytetare;

c. nxitja e politikave integruese dhe zhvilluese, në kuadër të standardeve të kërkuara nga BE për anëtarësimin e Shqipërisë;

d. funksionimi si një grupim për të gjithë anëtarët e komunitetit, organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit për t’u dhënë mundësi atyre të kenë akses në vendimmarrjen publike;

e. forcimi i zërit dhe analizës komunitare në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, nëpërmjet angazhimit civil;

f. hartimi dhe zbatimi i projekteve të zhvillimit, monitoruese dhe kërkimore mbi politikat publike, reformat qeveritare nëpërmjet ekspertizës dhe zhvillimit të kërkimit shkencor;

g. realizimi i publikimeve, botimeve dhe filmave dokumentarë, që lidhen me misionin dhe qëllimet e Qendrës;

h. ndërgjegjësimi i komunitetit mbi të drejtën për pjesëmarrjen në ndërtimin e politikave vendore, rajonale dhe kombëtare;

i. ofrimi i lehtësive në botimin e artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit për studiuesit;

j. organizimi i kurseve të trajnimit për kategori të ndryshme të komunitetit, institucioneve publike shtetërore dhe grupeve të interesit;

k. organizimi i seminareve, workshop-eve dhe konferencave të sensibilizimit në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të Qendrës;

l. ofrimi i shërbimeve të ndryshme, që lidhen me misionin e Qendrës, ngritjen e fondeve, si aktivitete jo fitimprurëse;

m. përkrahja dhe stimulimi i çdo iniciativë nga ana e qytetarëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, gazetarëve, intelektualëve, organizmave, që konsiderohen të përshtatshme dhe të rëndësishme për përmbushjen e qëllimit të Qendrës.

Aktivitetet dhe projektet kryesore:

NewSkin

NewSkin është një projekt i financuar nga programi HORIZON 2020, i cili synon krijimin e një grupi pajisjesh për të testuar inovacionin e hapur, Open Innovation Test Bed (OITB), për të pajisur Ekosistemin Inovativ me teknologjitë, burimet dhe shërbimet e nevojshme për të përshtatur një sërë procesesh inovative, eficiente dhe ekonomike për të prodhuar produkte nanoteknologji industriale dhe konsumi, si dhe me aftësitë testuese të nevojshme për të paraqitur karakteristikat e përmirësuara të produkteve nano. Linku i projektit: https://www.newskin-oitb.eu/