Stafi akademik i Albanian University në SPINAKER NAWA “Education Without Borders for Medical Fields” Poloni

Në kuadër të projektit ndërkombëtar SPINAKER NAWA 2024-“Education Without Borders for Medical Fields”, stafi akademik i Albanian University”, Dr. Alketa Bakiri, Dr. Ilda Gribrizi, Dr(c). Tea Keçka mori pjesë ne trajnimin Intensive Internacional Education Programmes(IIEP), të ofruar nga Universiteti Jan Kochanowski i Kielce, Poloni në datat 15-19 qershor 2026. 

Një program i specializuar dhe i fokusuar në diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve alergjike të lëkurës dhe sistemit respirator.

Ky aktivitet mblodhi profesionistë dhe përfaqësues akademikë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë, duke krijuar një mjedis të vlefshëm për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e shkencave mjekësore.

Gjatë programit u zhvilluan sesione teorike dhe praktike që përfshinin punën me pacientë të simuluar, interpretimin e rasteve klinike, përdorimin e spirometrisë dhe qasje moderne nё diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive alergjike. Këto aktivitete kontribuan në forcimin e aftësive profesionale dhe në përmirësimin e kompetencave klinike në kujdesin ndaj pacientëve.

Trajnimi ofroi gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit me kolegë ndërkombetarë, diskutimit të sfidave aktuale në praktikën mjekësore dhe njohjes me metoda inovative të mësimdhënies dhe simulimit klinik në arsimin shëndetësor.