Studentë të Inxhinierisë në përfundim të mobilitetit Erasmus+ në Poloni

Albanian University ndan me krenari lajmin se dy studentë të Departamentit të Inxhinierisë, Ardevis Pjetri dhe Ediola Molla. po përmbyllin mobilitetin e tyre studimor Erasmus+ pranë Universitetit WSEI në Lublin, Poloni — partner i Albanian University brenda rrjetit ndërkombëtar Erasmus+ KA171. Gjatë semestrit të tyre atje, studentët janë integruar plotësisht në mjedisin akademik polak, kanë ndjekur kurse të avancuara në fushën e inxhinierisë dhe janë dalluar për angazhim të lartë dhe performancë të shkëlqyer — cilësi të vlerësuara nga vetë stafi akademik i WSEI-t. Kjo eksperiencë u mundëson transferimin e njësive kredituese ECTS, zhvillimin e kompetencave ndërkulturore dhe ndërtimin e një rrjeti ndërkombëtar profesional. Albanian University falënderon Universitetin WSEI për bashkëpunimin dhe mikëpritjen, dhe inkurajon studentët e tjerë të aplikojnë për ciklet e ardhshme të mobilitetit ndërkombëtar.