Albanian Universityshpall vend vakant për:
- Drejtues i Zyrës së Karrierës dhe Alumnit
Kandidati duhet të përmbushë kriteret si më poshtë:
- të ketë arsim të lartë;
- njohuri të mira të gjuhës angleze;
- të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- përdorim shumë të mirë të teknologjisë;
- të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional dhe etik;
- të ketë përvojë pune.
Detyrat kryesore:
- Informon mbi mundësitë edukative (intershipe, bursa, trajnime);
- Vlerëson potencialin e studentëve, aftësitë dhe performancën e tyre në mënyrë që të identifikojë studentët më të përshtatshëm për t’u përfshirë në strukturat e bizneseve partnere;
- Të mbështesë pjesëmarrjen e studentëve në aktivitetet ekstra – kurrikulare, përmes të cilave atyre u krijohet mundësia të vetëvlerësojnë karakteristikat udhëheqëse (leadership), punës në grup si dhe ushtrimin e talenteve e interesave personale;
- Organizon takime midis studentëve të diplomuar në “Albanian University” (Alumnit) me Senatin studentor për të trajtuar çёshtje, qё kanё tё bёjnё me cilёsinё e procesit mёsimor, infrastrukturёn, stafin, kurrikulat, jetёn sociale, kulturore etj;
- Në bashkëpunim me instancat e tjera, bën publikime të ndryshme nё faqen web dhe rrjetet sociale të Universitetit etj.
Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 22/12/2025, në këtë adresë
e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al


