Organizata “Albanian University Center” në bashkëpunim me Albanian University realizuan më datë 19 Nëntor, 2025 takimin me partnerët ndërkombëtarë në kuadër të Projektit Research Universities (RES-UNI) Erasmus+ Capacity Building in Higher Education, Grant No: 101179358, me qëllim “Mobility Action in Tirana”. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Prof. Dr. İzzet Taşar, Koordinatori i Projektit, nga Firat University, Turqi, përfaqësues nga Universiteti “Bijeljina” , University College “CEPS”, Bosnia dhe Universiteti Barleti. Aktiviteti u ndoq dhe u përshëndet nga Rektori i Albanian University Prof. Dr. Julian Fink, i cili vlerësoi rolin e ngritjes së kapaciteteve në Albanian University në frymën e digjitalizimit të kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit. Arritjet më të mëdha për këtë fazë të projektit, të cilat u promovuan, ishin trajnimet në fushën e digjitalizimit dhe Inteligjencës Artificiale për tetë studentë dhe katër profesorë të Albanian University. Po ashtu, frymëzuese në këtë takim ishte shpallja e studentëve fitues, Katerina Petrollari dhe Ernest Zhivanaj, në përfundim të ciklit trajnues, të cilët do të ndjekin një Internship 5 ditor në Firat University, Turqi nga data 24-28 Nëntor 2025. Pritshmëritë janë konkrete për progres të mëtejshëm në implementimin e projektit RES-UNI drejt përftimit të rezultateve të prekshme për studentët dhe pedagogët e Albanian University.
@res_uni
#resuni
#researchuniversities
#albanianuniversitycenter
#albanianuniversity
#Capacitybuilding
#digitaltools
#AI
#Digital Literacy
#Digital Transformation










