🎓 Hapet regjistrimi për programin “Certifikatë për Formimin Psiko-Pedagogjik”

💼 Një hap më pranë profesionit të mësuesit!
 
Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes, pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Albanian University, hap regjistrimet për programin e formimit të vazhduar “Certifikatë për Formimin Psiko-Pedagogjik”.
📘 Kohëzgjatja: 1 semestër
🎯 Kredite: 35 ECTS
✅ Për të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me kualifikimin e nevojshëm për të ushtruar profesionin e mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar.
🗓 Afati i fundit për aplikim: 05.10.2025
📍 Aplikimi bëhet pranë Zyrës së Regjistrimeve në Albanian University.
📞 Për më shumë informacion kontaktoni: 042271601
📄 Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
  1. Diplomë e shkollës së mesme
  2. Diplomë e ciklit të parë të studimeve (Bachelor)
  3. Diplomë e ciklit të dytë të studimeve (Master – 120 ECTS)
  4. Fotokopje e kartës së identitetit
  5. Formulari i aplikimit (plotësohet në universitet)
  6. Dy fotografi
🎓Ju mirëpresim në Albanian University!