Vende Vakante

Viti akademik 2025-2026, semestri i parë

Albanian University

NUIS J82025002B

                                                                                      Tiranë, më 8 Korrik 2025

Vende Vakante

Viti akademik 2025-2026, semestri i parë

Albanian Universitypër vitin akademik 2025 – 2026, semestri i parë paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Fakulteti i Shkencave Shoqërore

10 vende vakante

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi etj.
  1. Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes shpall 4 vende vakante
  1. 2  vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushën e gjuhës angleze.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të jenë diplomuar në Gjuhë Angleze;
  2. Të kenë kualifikime të tjera (gradë shkencore ose tituj akademikë);
  3. Të kenë formim të përgjithshëm arsimor dhe profesional;
  • Të kenë përvoja akademike në mësimdhënie në lëndët, në të cilat do të angazhohen;
  • zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës;
  1. 1 (një) staf akademik me kohë të plotë dhe 1 (një) staf akademik me kohë të pjesshme në fushën e pedagogjisë.
  1. diplomimi në fushën e Psiko – Pedagogjisë
  2. formimi i përgjithshëm arsimor dhe profesional;
  3. të ketë gradën shkencore “Doktor”, titulli “Profesor i asociuar” përbën përparësi;
  4. përvojë akademike në mësimdhënie në IAL publike/jopublike
  5. zotërimi i aftësive të nevojshme profesionale për vendin e punës.
  • Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative shpall 3 vende vakante
  1. 3 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e shkencave juridike dhe politiko – administrative

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë diplomimin përkatës;
  2. Të kenë formim të përgjithshëm arsimor dhe profesional;
  3. Të kenë kualifikime të tjera (gradat shkencore ose titujt akademikë);
  4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës;
  5. Të kenë eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale në lëndët, në të cilat do të angazhohen;
  6. Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”, ose titullin shkencor “Prof.Asoc.” “Prof.Dr.”;
  7. Të gëzojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si dhe aftësi komunikimi;
  • Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme shpall 3 vende vakante
  1. 2 vende pune për personel akademik me kohë të pjesshme (profesor/lektor) në fushën e psikologjisë

Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur Doktoraturën në fushën e Psikologjisë
  2. Të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë)
  3. Të kenë minimum 3 vite përvojë akademike
  4. Të kenë njohuri të mira në një nga gjuhët e Komunitetit Europian. Gjuha Angeleze përbën përparësi
  5. Të kenë njohuri të mira në fushën e psikologjisë klinike në lëndët:
  6. Ndërhyrje terapeutike tek fëmijët me nevoja të veçanta
  7. Terapi e artit për nxënësit me aftësi ndryshe
  8. Testim dhe Vlerësim Psikologjik
  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të pjesshme (professor/lektor) në fushën e Statistikës për Shkencat Sociale

Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur Doktoraturën në fushën e Statistikës ose në fusha të përafërta
  2. Të kenë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë)
  3. Të kenë minimum 3 vite përvojë akademike
  4. Të kenë njohuri të mira në një nga gjuhët e Komunitetit Europian. Gjuha Angeleze përbën përparësi
  5. Të kenë njohuri të mira në fushën e Statistikës në lëndën:
  6. Statistikë në shkenca sociale
  • Aplikimet janë të hapura deri më 25 Gusht 2025.