Në kuadër të bashkëpunimit në programin Erasmus+ “Albanian University” mirëpriti znj. Leena Mattila, Koordinatore për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave të Universitetit të Jyväskylës, Finlandë

Albanian University për peiudhën 19-23 Maj pati kënaqësinë të mirëpriste znj. Leena Mattila, Koordinatore për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave të Universitetit të Jyväskylës, Finlandë, në kuadër të bashkëpunimit në programin Erasmus+. Vizita e saj forcoi më tej marrëdhëniet akademike dhe institucionale mes dy universiteteve, duke krijuar hapësira të reja për bashkëpunim të ndërsjellë.

Gjatë qëndrimit të saj, znj. Mattila zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Albanian University, përfshirë Rektorin, Zv. Rektorë, Dekanë, si dhe përfaqësues nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.  Vizita e saj u shoqërua gjithashtu me një sërë aktivitetesh akademike, përfshirë një konferencë studentore dhe leksione te hapura me Departamentin e Farmacisë, dhe takim me stafin dhe studentat e Departamentit te Inxhinierisë.

Në kuadër të programit Erasmus+, znj. Mattila bashkëbisedoi me studentë dhe staf akademik, duke ndarë përvoja dhe nisma për bashkëpunim të ardhshëm dhe shkëmbime ne fushën e kërkimit shkencor.Vizita u pasurua gjithashtu me një aktivitet kulturor në qytetet Tiranë dhe Durrës, i organizuar nga Zyra Erasmusit.

Falënderojmë znj. Mattila për vizitën e saj frytdhënëse dhe angazhimin në thellimin e partneritetit mes Albanian University dhe Universitetit të Jyväskylës, me shpresën për projekte të reja në të ardhmen.