Zyra e Karrierës & Alumnit

MISIONI & OBJEKTIVAT

Zyra e Karrierës dhe Alumnit ka si qëllim aktivizimin e studentëve pas përfundimit të programit të studimit në veprimtari jashtë mësimore me karakter shkencor, profesional, social dhe kulturor. Shkëmbimi i ideve me studentët e diplomuar, diskutime rreth temave aktuale, organizimi i aktiviteteve kompetitive, organizimi i tureve, përfshirja në konferenca shkencore, fushata humanitare dhe ato me karakter ndërgjegjësues, janë pjesë e planifikimit të punës së kësaj zyre.

Kjo zyrë ka për qëllim lehtësimin e lidhjes ndërmjet karrierës akademike dhe mundësive të punësimit të studentëve të diplomuar në “Albanian University” dhe promovimin e tyre në kompanitë, organizatat si dhe shoqatat e ndryshme të interesuara për punëmarrës . Gjithashtu ajo synon të drejtojë studentin në zhvillimin e karrierës, nëpërmjet vlerësimit të interesave personale të çdo studenti dhe harmonizimin e tyre me pozicione pune, paga dhe kushtet e dëshiruara nga palët e marrëveshjes së punësimit.

FUNKSIONET

  • Zyra e Karrierës dhe Alumnit pranë “Albanian University” synon të krijojë dhe të rris një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, profesorëve dhe të diplomuarve në  “Albanian University”.
  • Zyra e Karrierës dhe Alumnit ndjek dhe mbështet studentët për t’i mbajtur ata të informuar në lidhje me vendimet që duhet të marrin për të realizuar potencialet e tyre në tregun e punës.
  • Kjo zyrë ofron informacion për:
  • Studentët e diplomuar;
  • Punëdhënësit, bizneset dhe organizatat që dëshirojnë të rekrutojnë punonjës ose të rrisin ndërgjegjësimin e punonjësve të tyre për kualifikime të mëtejshme ofruar nga “Albanian University”
  • Nëpërmjet organizimit të aktiviteteve me studentët e diplomuar, Zyra e Karrierës dhe Alumnit ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis studentëve për përballjen me tregun e punës.
  • Të gjithë studentët të cilët përfundojnë studimet e tyre pranë  “Albanian University” janë Alumni i tij.

KOMPETENCAT

  • Zyra e Karrierës dhe Alumnit shpërndan për studentët e diplomuar informacione mbi ofertat e tregut të punës, mundësinë e praktikave, intershipeve, kualifikimeve etj.;
  • Zyra e Karrierës dhe Alumnit organizon takime mes studentëve të diplomuar me studentët aktual me qëllim shkëmbimin e eksperiencave të punësimit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta;
  • Studentët e diplomuar (Alumni) do të japin informacione në bazë të përvojës së tyre personale, këshillim karriere për studentët që janë aktualisht pjesë e tij dhe mbështetje në formimin e tyre profesional.  
  • Studentët e diplomuar pranë “Albanian University” janë përfitues të programeve në të cilat “Albanian University” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.
  • Studentët e diplomuar (Alumni) janë pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore të zhvilluar në  Zyrën e Karrierës dhe Alumnit”.
  • Studentët e diplomuar (Alumni)  mbështesin universitetin duke dhënë vazhdimisht mendimin e tyre mbi hapat që duhet të ndërmarrë “Albanian University”, apo duke ndihmuar studentët aktualë në studimet e tyre dhe në zhvillimin e praktikës profesionale.

 Zyra e Karrierës dhe Alumnit i ndihmon ish-studentët përmes:

  • Dhënies së referencave për studime dhe punësim, 
  • angazhimit në projektet e universitetit veçanërisht në studime dhe projekte të Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor  dhe Botimeve Akademike;
  • Publikimit të punimeve shkencore të studentëve të diplomuar (Alumni-t) në Revistën shkencore;
  • Kujdeset për krijimin e një database statistikash të punësimit të studentëve pas përfundimit të studimeve në “Albanian University”;
  • Zyra e Karrierës dhe Alumnit përgatit materialet informuese për faqen e internetit të universitetit lidhur me të gjithë aktivitetin e saj si zyrë në mbështetje të Studentëve të diplomuar.