Përfaqësues dhe lektorë të angazhuar në Departamentin e Edukimit dhe Anglishtes, Dr. Gilberta Hadaj, Prof.Asoc. Valbona Loshi, Dr. Eglantina Merkaj, Dr.Elona Limaj, Dr. Dhurata Lamçja ndoqën Workshop-in me temë: “Multiplier Event from COIL Project, Collaborative Online International Learning”, në të cilin u prezantuan rezultatet në lidhje me studimet pedagogjike, sociale dhe studimet për fëmijërinë e hershme në Arsimin e Lartë, ku si pjesë e agjendës ishte edhe rrjetëzimi i partneritetit me 60 vende pjesëmarrëse në këtë event, në drejtimin e Dr. Rikke Pedersen, shefe e zyrës së ndërkombëtarizimit në “University College Copenhagen”. Për më shumë ju ftojmë të vizitoni:
Pjesë integrale e javës ETEN ishte takimi i nivelit “Summit” i Koordinatorëve të anëtarësisë në këtë rrjet (ECO-S), ku u prezantuan anëtarët e rinj të tij dhe u zhvilluan takime me Sekretaren e re të zgjedhur të këtij rrjeti, Profesore Asociuar Annette Bruun, Prof. Eva Haug, Këshilltare ndërkombëtare në COIL dhe Prof. Cathrine Doscher, Koordinatore për Edukimin. Për më shumë ju ftojmë të vizitoni: https://etenjournal.com/2024/09/26/the-official-meeting-has-started/