Në 12 Maj 2023 u organizua Konferenca e VIII Ndërkombëtare Farmaceutike, me titull “Aspekte të shumëanshme të Kërkimit Shkencor Farmaceutik dhe Mjekësor “. Kjo konferencë është në vijim të konferencave të përvitshme të akredituara nga AKSC dhe sjell risi të reja në këtë fushë.
Konferenca u mundësua nga bashkëpunimi me universitetet partnere si Universiteti Federico II i Napolit, Biruni – Turqi, Universiteti i Pizës, Urdhëri Farmacistëve të Shqipërisë. Pjesëmarrësit treguan interes për punimet dhe e ndoqën konferencën me kënaqësi për përmbajtjen e lartë cilësore me punime të përgatitura me seriozitet nga lektorët e Departamentit të Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University.