Në kuadër të programeve kombëtare të financimit të kërkimit shkencor dhe inovacionit, Albanian University zhvillon dhe zbaton projekte që lidhin kërkimin akademik me nevoja konkrete në shëndetësi, teknologji, mjedis dhe shëndet publik.
Inovacion Teknologjik në Sektorin e Shërbimeve Mjekësore dhe Dentare përmes Digjitalizimit dhe Teknologjive Inteligjente
Programi / financuesi: PTI – Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)
Statusi: Projekt i ri i financuar
Projekti synon zhvillimin e zgjidhjeve të bazuara në Internet of Things (IoT), Inteligjencë Artificiale dhe teknologji VR/AR për monitorimin, optimizimin dhe përdorimin më efikas të pajisjeve mjekësore dhe dentare. Një tjetër komponent i projektit lidhet me trajnimin e personelit dhe pilotimin e këtyre teknologjive në praktikë.
Kontributi / rezultatet e pritshme: Zhvillim dhe pilotim i zgjidhjeve digjitale dhe teknologjive inteligjente për shërbimet mjekësore dhe dentare.

Qyteti sfungjer si qasje për menaxhimin e ujërave të shiut: Infrastrukturë e gjelbër dhe instalime bimore ujore në Durrës
Programi / financuesi: PKKZH 2024–2026 – AKKSHI
Njësia zbatuese: Departamenti i Inxhinierive
Statusi: Projekt i ri në zbatim
Projekti fokusohet në zhvillimin e qasjeve të qëndrueshme për menaxhimin e ujërave të shiut përmes infrastrukturës së gjelbër dhe instalimeve bimore ujore. Qëllimi është të kontribuojë në rritjen e reziliencës urbane dhe në promovimin e zgjidhjeve mjedisore të aplikueshme në kontekstin e qytetit të Durrësit.
Kontributi / rezultatet e pritshme: Zhvillim i zgjidhjeve të gjelbra për menaxhimin e ujërave urbane dhe forcimin e reziliencës mjedisore.

Vlerësimi i ekspozimit të ndotjes së ajrit të brendshëm në shkollat 9-vjeçare në Shqipëri
Programi / financuesi: PKKZH 2024–2026 – AKKSHI
Partner: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
Koordinatore shkencore: Prof. Asoc. Nilena Eriksen
Periudha: 2024–2026
Statusi: Përfunduar në qershor 2026
Projekti analizoi problematikat që lidhen me cilësinë e ajrit në ambientet e shkollave 9-vjeçare dhe ndikimin e tyre në shëndetin e nxënësve. Përmes aktivitetit kërkimor u identifikuan problematika konkrete dhe u hartuan rekomandime për përmirësimin e kushteve mjedisore në ambientet shkollore.
Rezultatet kryesore: Gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e cilësisë së mjedisit shkollor dhe mbrojtjen e shëndetit të nxënësve; rezultatet përfundimtare u prezantuan përpara aktorëve të interesuar.
Lexo publikimet → LINK1, LINK2

Përhapja e deficiencës së Vitaminës D në Shqipëri lidhur me një ekspozim jo të efektshëm në diell
Programi / financuesi: PKKZH 2024–2026
Koordinatore: Prof. Asoc. Blerina Zeza
Periudha: 2024–2026
Statusi: Përfunduar
Projekti analizoi zakonet e ekspozimit në diell dhe lidhjen e tyre me nivelet e vitaminës D në popullatën shqiptare. Studimi përfshiu 1,016 pjesëmarrës dhe evidentoi se rreth 45% e të anketuarve raportuan deficit të vitaminës D, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit për ekspozimin e përshtatshëm në diell dhe përdorimin e suplementeve nën udhëzim profesional.
Rezultatet kryesore: Rezultatet e projektit u publikuan në vitin 2025 në artikullin shkencor “The Level of Vitamin D and Sensible Sun Exposure in the Albanian Population: A Questionnaire-Based Survey”, në Annals of Stomatology.
Lexo publikimin →LINK
