3 Years
Shkencave Mjekësore
Stomatologjisë
Specializim Afatgjatë
Programe të ciklit të tretë të studim it: Specializime Afatgjata në “Kirurgji Orale” dhe “Ortognatodonci” departamenti i stomatologjisë Departamenti i Stomatologjisë ofron dhe formim të avancuar në ciklin e tretë të studimeve, si Specializim Afatgjatë në “Kirurgji Orale” licensuar me Urdhër nr. 428 datë 05.09.2011, riorganizuar me Vendim Senati nr.2, datë 02.02.2022 dhe miratuar nga MAS me Urdhër nr. 623, date 17.10.2022, riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 55, datë 07.05.2026, Specializim Afatgjatë në “Ortognatodonci” licensuar me Urdhër nr. 428 datë 05.09.2011, riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 54, datë 07.05.2026. Të dyja programet e studimit janë të drejtuara nga pedagogё tё institucioneve prestigjoze italiane. Këto programe specializimi afatgjata synojnë të edukojnë profesionalisht kandidatë, të cilët në përfundim të tyre mund të ofrojnë një shërbim në fushat e Ortodoncisë dhe të Kirurgjisë Orale sa më cilësor, të specializuar e bashkëkohor për t’ju ardhur në ndihmë me profesionalizëm dhe ekspertizë pacientëve. Specializantët marrin gjatë periudhës së studimit në këto programe 3 vjeçare njohuri teorike dhe praktike të mjaftueshme dhe të qendrueshme, për të ushtruar funksionet e mjekut specialist në fushat përkatëse. Për këtë qëllim IAL ka hartuar një kurrikul të pasur dhe bashkëkohore dhe është konsultuar me programe të tilla të ngjashme të mjaft universiteteve brenda vendit dhe të Europës e më gjerë.