1 Years
Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
Inxhinierive
Professional Program
Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë“ është licensuar me Urdhër Nr. 674 datë 12.10.2018, akredi tuar për herë të parë me Vendim Bordi Akreditimi nr.54, dt.05.07.2019, riakredituar me Vendim Bordi Akreditimi nr. 148, datë 24.11.2023.
Programi i studimit Master Profesional në “Sisteme të Energjisë“ i pajis studentët me njohuritë teknike bashkëkohore dhe aftësitë e nevojshme për menaxhimin më të mirë të energjisë, projektimin e sistemeve dhe proceseve me eficiencë energjitike, përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin dhe kontrollin e ndotjes me kosto efektive.
Programi i studimit është projektuar për të njohur inxhinierët me aspektin praktik të çështjeve të kursimit të energjisë (cilësia e përdorimit të energjisë me kujdes dhe jo me humbje) dhe pasojat mjedisore të përdorimit joracional të burimeve të energjisë në sektorët industrialë dhe komercialë. Ofrohet në kuadër të rritjes së shqetësimit mbi nevojën e ruajtjes së energjisë dhe luftën kundër degradimit mjedisor në rritje.
Përgatit studentët t’i japin vetë zgjidhje trajtimit dhe zgjidhjes së çështjeve praktike dhe projekteve të ndryshme. Ofron njohuritë e nevojshme për të vlerësuar potencialin dhe qëndrueshmërinë e politikave dhe projekteve të energjisë dhe të bëjë gjykimin e informuar në mungesë të të dhënave të plota. Ofron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme lidhur me teoritë që qeverisin rrjedhjen e energjisë dhe konvertimin e energjisë.
Ofron komunikimin e nevojshëm, aftësitë e kërkuara interpersonale dhe menaxheriale për një karrierë të suksesshme si profesionistë në fushën e energjisë.
Njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes këtij kursi mund të aplikohen drejtëpërdrejtë për të ndihmuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë për të përmirësuar konkurencën e tyre përballë rënies së burimeve, rritjes së mundshme të konsiderueshme në kostot e energjisë për njësi dhe kërkesat urgjente për të përmbushur standardet gjithnjë e më kufizuese të kontrollit të ndotjes.
Ekzistojnë mundësi të shumta punësimi si: • Konsulenca të inxhinierisë, energjisë dhe mjedisit dhe praktika pro jektimi;
• Industri;
• Departamente qeveritare qendrore;
• Qeverisja vendore;
• Institucione akademike.