1 Year
Shkencave Shoqërore
Psikologjisë së Përgjithshme
Professional Program
Programi i studimit Master Profesional në “Psikologji Shkollore” është licensuar me Urdhër MASH nr. 202 datë 28.05.2013, akredituar për herë të parë nga MASH me Urdhër Nr. 327, dt. 07.08.2012, riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr.52, dt 07.05.2026. Synon të ofrojë arsim dhe trajnim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës profesional për aplikimin e teorive, dijeve, aftësive dhe kompetencave psikologjike në sistemin shkollor. Programi i studimeve Master Profesional në Psikologjinë Shkollore është ndërtuar në mënyrë që të formojë psikologë shkollorë të cilët të jenë të aftë të ofrojnë shërbimin më të përshtatshëm për komunitetin e shkollës.
Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij masteri janë:
• Sistemi edukativ parauniversitar dhe parashkollor publik e privat
• Qendra komunitare që ofrojnë shërbime psiko-sociale për fëmijët dhe adoleshentët
• Institucione publike që hartojnë politika për fëmijët dhe adoleshentët
• Organizata jo-fitimprurëse • Institucione dhe organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të miturve