2 Years
Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
Shkencave Ekonomike
Master i Shkencave
Programi i studimit Master i Shkencave në “Menaxhim Bankar”, është licencuar me Urdhër nr. 56, datë 21.01.2009 dhe Urdhër nr. 308, datë 08.06.2010, akredituar për herë të parë me Vendim Këshill Akred itimi Urdhër nr. 327, datë 07.08.2012, i riakredituar me vendim të Bordit të Akred itimit nr.65, datë 10.09.2022.
Studentët të diplomuar në këtë program studimi pajisen me aftësi teorike dhe analitike të performancës menaxheriale nëpërmjet kërkimit shkencor të aplikuar, duke respektuar rigorozisht raportin e standardeve dhe rregullave të testimit empirik të problematikave që lidhen me sferën bankare mundëson së pari formimin e studiuesve serioz me njohuri të mjaftueshme për t’u adaptuar edhe si menaxher financash për bizneset në përgjithësi, kaq shumë të nevojshëm për tregun e punës në Shqipëri.
Mundësi Punësimi: Studenti i diplomuar në këtë program janë të aftë për të punuar si menaxher, këshillues biznesi, ekonomistë pranë kompanive vendase dhe të huaja, apo qendrave të ndryshme kërkimore, konsulentë apo ekspertë të treguesve ekonomikë pranë organizmave të ndryshëm qeveritare dhe jo-qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare, aspirantë të studimeve të avancuara në fushën e menaxhimit financiar apo tregut të kapitaleve.