3 Years
Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
Inxhinierive
Bachelor
Programi i studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni“ është licensuar me Urdhër Nr. 33 datë 31.01.2012, akredituar për herë të parë me Vendim Bordi Akreditimi nr. 43, datë 19.05.2017, riakredituar me Vendim Bordi Akreditimi Nr. 192, datë 13.12.2024. I diplomuari Bachelor në “Teknologji Informacioni” përfiton njohuri të thelluara teorike dhe praktike në menaxhimin dhe përdorimin e teknologjive të informacionit, duke përfshirë sistemet informatike, bazat e të dhënave, rrjetet kompjuterike dhe zhvillimin e softuerëve. Ai përgatitet për të analizuar, projektuar, implementuar dhe mirëmbajtur sisteme informatike që përmirësojnë efikasitetin e organizatave në sektorë të ndryshëm.
Të diplomuarit do të kenë aftësi të avancuara në fushat e analizës së sistemeve, zhvillimit të aplikacioneve softuerike, menaxhimit të bazave të të dhënave, administrimit të rrjeteve dhe sigurisë së informacionit. Ata zhvillojnë aftësi në programim, dizajn dhe mirëmbajtje sistemesh, inxhinieri hardware dhe software, siguri kibernetike, analizë të të dhënave, si dhe zgjidhje të problemeve teknike me qasje inovative. Falë kësaj përgatitjeje, mund të punësohen si specialistë IT në institucione publike dhe private, si zhvillues softuerësh, analistë të të dhënave, menaxherë të sistemeve informatike, si dhe konsulentë teknologjikë në një treg pune gjithnjë e më të orientuar drejt te knologjisë digjitale.