Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

3 Years

Fakulteti

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Departamenti

Inxhinierive

Diploma

Bachelor

Rreth programit

Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike“ është licensuar me Urdhër Nr. 488, datë 04.10.2011 dhe është akredituar për herë të parë me Vendim Këshilli Akreditimi Urdhër nr. 436, datë 25.08.2016, riakredituar me Vendim Bordi Akreditimi nr. 107, datë 20.06.2025.

Zhvillimi teknik në fusha të ndryshme të ekonomisë, si dhe në jetën e përditshme të komunitetit, ka nxjerrë në pah një dukuri që lidhet me automatizimin e proçeseve të ndryshme. Kështu, në industri kemi drejtimin e proçeseve të ndryshme prodhuese, që kërkojnë automatizime dhe ndjekje on line të hapave të prodhimit. Zhvillimi i elektronikës dhe teknologjisë së prodhimit të makinave ka mundësuar realizimin e sistemeve të automatizuara mekatronike, përfshirë dhe robotët në prodhim.

I diplomuari Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike“ mund të angazhohet në të gjithë sektorët ku shfaqet një integrim i produkteve të llojit mekanik, elektrik ose elektromekanik dhe sisteme të kontrollit, komunikimit dhe menaxhimit të llojit elektronik.

Mundësitë profesionale tipike për një të diplomuar në Inxhinieri Mekatronike lidhen me inovacionin e produktit, të projektimit, të planifikimit dhe të menaxhimit të sistemeve komplekse. Sektorët e punësimit janë të shumtë: së pari, ata tradicionalë të makinerive të ndryshme, makinerive të prodhimit dhe konsulencat inxhinierike. Sektorë të tjerë janë: robotika, industria automobilistike dhe automatizimi në përgjithësi.