Bachelor në “Menaxhim Biznesi”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

3 Years

Fakulteti

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Departamenti

Shkencave Ekonomike

Diploma

Bachelor

Rreth programit

Programi Bachelor në ‘Menaxhim Biznesi’ është licencuar me Urdhër nr.408, datë 26.05.2010 është akredituar për herë të parë me Vendim Këshill Akreditimi Nr.240, datë 09.05.2016 dhe riakredituar me Vendim Bordi Akreditimi nr.194, datë 13.12.2024.

Studenti i diplomuar në këtë program fiton aftësi dhe kualifikohet për të punuar në sektorin privat, publik (institucione të pushtetit lokal) dhe organizata jo-fitimprurëse, duke siguruar një arsimim të gjerë profesional dhe shkencor. Programi është strukturuar për të edukuar studentët me njohuritë bazë në fushat e menaxhimit dhe administrimit te ekonomisë, njohuri të cilat do i ndihmojnë ata të mendojnë në mënyrë analitike dhe kritike në zgjidhjen e problemeve të ndryshme ekonomike me anën e njohurive të fituara.

Misioni i programit është konceptuar në harmoni të plotë me misionin e përgjithshëm të Albanian University, me standardet ndërkombëtare, si edhe me objektivat dhe risitë që synon të sjellë ky program studimi.

Mundësi Punësimi: I diplomuari në “Menaxhim Biznesi” mund të punojë në çdo ndërmarrje që ka një zyrë menaxhimi shitjesh, në Shoqëritë e Sigurimit dhe pothuaj në çdo entitet që ka nevojë për regjistrimin dhe mbajtjen e inventarëve apo menaxhimin e rrjeteve të ofrimit të mallrave e shërbimeve.