3 Years
Shkencave Mjekësore
Infermierisë dhe Fizioterapisë
Bachelor
Programi i studimit Bachelor në “Fizioterapi” është hapur me Urdhër Nr. 199, datë 16.05.2012 dhe akredituar për herë të parë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me Urdhër Nr.238, dt. 09.05.2016, riakredituar nga ASCAL me Vendim të Bordit të Akreditimit nr.124, datë 21.06.2025. Ky program përfshin lëndë të nivelit teorik dhe praktik të fushës së “Fizioterapisë” dhe fokusi primar është të përgatisë Fizioterapistë të përgjithshëm.
Kurrikula që përbën këtë program studimi ka një kohëzgjatje të rregullt tre vjeçare dhe ka në total 180 kredite. Gjatë studimit për diplomën Bachelor në “Fizioterapi” programet e lëndëve synojnë të pajisin studentët me njohuri profesionale e bashkëkohore për përvetësimin e profesiont të Fiozioterapistit. Ndërkohe, njohuritë e përfituara në studimin Bachelor i japin mundësi studentit të vazhdojë studimet Master.
Ky program është hartuar në perputhje me strategjinë kombëtare të arsimit me qëllim formimin e profesionisteve të aftë në këtë fushë. Mbi këto baza, një numër studentësh janë punësuar në vend dhe jashtë tij, në Institucione Shëndetёsore private ose shtetёrore.
Studenti i përfiton njohuritë teorike në klasë ku përdoren metoda bashkëkohore për mësimdhënien si dhe ato praktike në qendrat e specializuara në drejtim të fizioterapisë.
Kurrikula është hartuar në mënyrë të tillë që të pajisë studentët në vitin e parë me njohuri të lëndëve bazë si anatomia, histologjia, fiziologjia, etj. Në vitin e dytë dhe të tretë studenti pajiset me njohuritë themelore mbi patologji specifike si ortopedi, kirurgji, neurologji, pediatri, geriartri, etj, si dhe me procedurat përkatëse të trajtimit dhe rehabilitimit fizioterapeutik.
Gjatë vitit të dytë dhe të tretë studentet kryejnë edhe praktikën profesionale në disa institucione shëndetësore publike dhe private, ambulatore ose spitalore, të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Mjekësore.
Në përfundim të ciklit 3 vjeçar studentët do të jenë të aftë të aplikojnë metodikat profesionale për trajtimin, parandalimin dhe rehabilitimin në dëmtimet trupore, të patologjive për shkaqe të ndryshme të lindura ose të fituara tek pacientët në klinika apo në qendra të specializuara.
Mundësi Punësimi: I diplomuari në programin Bachelor në “Fizioterapi” mund të punojë në Sistemin Shëndetësor publik dhe atë privat të Republikës së Shqipërisë që përfshin : • Sistemin Shëndetësor Parësor (Qendrat Shëndetësore të Specialiteteve Shërbimi i Fizioterapisë) • Sistemi Shëndetësor Sekondar • (Poliklinikat e Specialiteteve në rrethe) • Sistemi Shëndetësor Tercial (Spitalet Rajonale, Qendra Spitalore Universitare, Spitalet private) • Klinikat mjekësore private të fizioterapisë • Qendrat e SPA-Masazhe, Instruktor noti, Palestre, Ekipet sportive) • Mund të punësohen edhe jashtë vendit falë marrëveshjeve të bashkëpunimit.