6 Years
Shkencave Mjekësore
Stomatologjisë
Program i Përbashkët i Integruar i Studimit “Odontoiatria e Protesi Dentaria”
Duke filluar nga viti akademik 2022-2023, Departamenti i Stomatologjisë ofron programin e përbashkët të studimit “Odontoiatria e Protesi Dentaria”, në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës, Itali. Ky program i ri studimi me kohëzgjatje 6 vjeçare (12 semestra) dhe 360 kredite, me formë studimi me kohë të plotë, është miratuar me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, Nr. 444, datë 22.04.2022.
Një program i tillë në gjuhë të huaj, mbёshtetet nё studimin e tregut tё punёs vendas dhe ndërkombëtar, si dhe në nevojshmërinë pёr tё ecur nё tё njёjtin hap me Universitetetet homologe, duke patur si qёllim pёrgatitjen e profesionistёve tё ardhshёm tё aftё pёr tё punuar si brenda dhe jashtё vendit, pa nevojshmёrinё e pёrshtatjes me mjetet, materialet, teknologjinё dhe me protokollet e trajtimit dentar. Sigurimi i diplomёs fundore të përbashkët nga ky program studimi, ndihmon diplomantёt pёr tё aplikuar mё tej nё ciklet e treta tё studimeve, pёr pёrshpejtimin e procedurave tё aplikimit dhe tё pranimit nё Universitete edhe jashtё vendit.
Nga ana tjetër një program i tillë mirëpret edhe studentë të huaj të cilët dëshirojnë të studiojnë pranë Albanian University në gjuhë të huaj. Mobiliteti i profesionistёve ёshtё qёllimi kryesor i programit të studimit, bazuar njëkohësisht në strategjinë e ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, ndërmarrë nga qeveria shqiptare.
Mundësi Punësimi:
Ky program mundëson përgatitjen e studentëve sipas standardeve të njohura ndërkombëtare, sipas një kurrikule ndërkombëtare tejet profesionale dhe cilësore siç është ajo e Universitetit të Ferrarës dhe synon të realizojë individë të aftë që të krijojnë, meditojnë, kërkojnë dhe të zhvillohen me bagazhin teoriko-praktik që i ofrohet, për të krijuar bindje moderne dhe të qëndrueshme mjekësore. Partneriteti me Universitetin prestigjioz të Ferrarës, krijon oportunitete të rëndësishme punësini jo vetëm brenda vendit por në të gjithë kontinentin dhe jo vetëm.