Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

1 Year

Fakulteti

Shkencave Mjekësore

Departamenti

Infermierisë dhe Fizioterapisë

Diploma

Professional Program

Rreth programit

Programi i studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale” është hapur me Urdhër Nr.497, datë 10.10.2012 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, akredituar për herë të parë me Urdhër Nr.242, datë 09.05.2016 nga MASH dhe riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr.187, dt 13.12.2024. Ky program është një ndërthurje teoriko praktike në të cilën baza e trajnimit është në përputhje me standardet evropiane.

Programi i studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale” ka një kohëzgjatje formimi prej 1 viti akademik, organizuar në 60 ECTS. Qëllimi parësor i këtij programi është të  përgatisë dhe të formojë specialistë të Infermierise Kirurgjikale të aftë të punojnë në klinika të kirurgjisë së përgjithshme dhe speciale, për të rritur dhe fëmijë.

Ky program është hartuar në perputhje me strategjinë kombëtare të arsimit me qëllim formimin e profesionisteve të aftë në këtë fushë. Mbi këto baza, një numër i lartë studentësh janë punësuar në vend dhe jashtë tij, në Institucione Shëndetёsore private ose shtetёrore.

Në këtë program kanë mundësi të studiojnë Infermiere të diplomuar, të cilët kanë kryer arsim tre vjeçar (cikli i parë Bachelor) në degën e Infermierise dhe kërkojnë të thellojnë më tej njohuritë e tyre në një specialitet më të ngushtë si ai i Infermierise kirurgjikale.  Studimi mundëson pajisjen e studentëve me njohuri më të thelluara në lëndë si infermieristika e përgjithshme dhe ajo klinike, infermieristika në sallën operatore në përgjithësi dhe në nënspecialitete të veçanta të kirurgjisë.

Mundësi Punësimi: I diplomuari në programin MasterPro fesional në “Infermieri Kirurgjikale”, mund të punojë në Sistemin Shëndetësor publik dhe atë privat të Republikës së Shqipërisë që përfshin : • Sistemin Shëndetësor Parësor (Qendra shëndetësore, Klinika mjekësore private) • Sistemi Shëndetësor Sekondar (Poliklinika specialitetesh) • Sistemi Shëndetësor Tercial (Spitalet Rajonale, Qendra Spitalore Universitare, Spitalet private dhe ISHP) Mund të punësohen edhe jashtë vendit mbi bazën e marrëveshjeve të bashkëpunimit.