Master i Shkencave në Farmaci

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

5 Years

Fakulteti

Shkencave Mjekësore

Departamenti

Farmacisë

Diploma

Master i Shkencave

Rreth programit

Departamenti i Farmacisë në Albanian University ofron programin e integruar të studimit në Farmaci. Ky program ka filluar në vitin akademik 2005-2006, me miratim të MASH, dhe riorganizuar me Urdhër të MASH Nr. 226, datë 21.06.2009. Programi i integruar i studimit ofrohet me kohë të plotë me një kohëzgjatje prej 5 vitesh akademike dhe 300 ECTS.

Programi i Integruar i Studimit Master i Shkencave në “Farmaci” është licencuar me Urdhër Ministri nr. 5563, datë 01.09.2005 akredituar për herë të parë nga MASH me Urdhër nr.462, datë 14.10.2010 dhe riakredituar nga ASCAL me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 200, të datës 13.12.2025.

Ky program synon përgatitjen e farmacistëve me një formim të plotë teorik dhe praktik, në përputhje me standardet bashkëkohore. Studentët diplomohen me njohuri të thelluara dhe aftësi të avancuara në fushën e shkencave farmaceutike dhe mjekësore, duke u pajisur me kompetenca për të aplikuar zhvillimet më të fundit në kërkimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barnave, si dhe në shërbimin farmaceutik klinik dhe atë komunitar.

Objektivat e programit të studimit:

Të formojë specialistë të lartë të fushës së farmacisë dhe të përgatisë  shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen cilësore të standardeve;

Të krijojë, zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor në fushën farmaceutike me të gjitha disiplinat e saj;

Të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social dhe të shërbimit farmaceutik në nivel kombëtar duke marë pjesë aktive në të gjitha projektet kombëtare që çojnë në rritjen dhe përmirësimin e shërbimit farmaceutik në vend;

Të integrojë mësimdhënien dhe kërkimin shkencor duke përkrahur vlerat dhe ritmet bashkëkohore në këtë fushë dinamike si ajo farmaceutike;

Të nxisë bashkëpunimin në fushën e arsimit, duke përmirësuar kurrikulat dhe programet mësimore në bashkëpunim edhe me universitetet e tjera që kanë njësi bazë atë të Farmacisë, në mënyrë që farmacistët e dalë në tregun e punës të jenë një vlerë e shtuar e gjithë shërbimit mjekësor.

Të sigurojë njohuri teorike dhe praktike për të diplomuar studentë me një bazë të shëndoshë shkencore të nevojshme për të praktikuar profesionin e farmacistit dhe për të punuar në fushën e shëndetësisë në rolin e ekspertëve të barnave dhe produkteve të kujdesit shëndetësor (kozmetike, dietike, ushqimore, produkteve bimore, artikujve sanitarë, etj.

Mundësi Punësimi: I diplomuari në Programin e Integruar Master i Shkencave në Farmaci është i aftë të punojë në shërbimin farmaceutik, në kujdesin ndaj pacientit, në përgatitjen e formave farmaceutike mund të punojë në Farmaci të Rrjetit të Hapur, Farmaci Spitalore, Depo Farmaceutike, Industri Farmaceutike, në Agjensinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe në të gjitha ato institucionet e sektorit Shëndetësor publik/privat ku profesioni i farmacistit është i përfshirë.