Master i Shkencave në “Administrim Publik” me profil: 1.“Politika Publike dhe Qeverisje” 2. “Politika Publike dhe BE”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

2 Years

Fakulteti

Shkencave Shoqërore

Departamenti

Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative

Diploma

Master i Shkencave

Rreth programit

Programi i Studimit Master i Shkencave në “Administrim Publik” me 2 profile: 1.“Politika Publike dhe Qeverisje” 2. “Politika Publike dhe BE” Licencuar: VKM Nr. 56, datë. 21.01.2009 dhe Urdhër nr. 308, datë 08.06.2010. Akredituar për herë të parë nga MASH me Urdhër nr. 499, dt. 18.10.2012, riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 109, datë 20.06.2025. Kohëzgjatja: 2 vite akademike, Kredite: 120 ECTS.

Ky program shtrin hapësirën e specializimit, i cili tejkalon kufijtë tradicionalë midis shkencave duke afruar një trajtim ndërdisiplinor dhe multishkencor: Shkenca Politike, Shkenca Administrative tive, Shkenca Juridike, Shkenca Ekonomike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sociologji, Shkenca Komunikimi etj.

Të diplomuarit e këtij profili: 1. Administrim Publik/Politika Publike dhe Qeverisje do pajisen me një sërë parimesh dhe vlerash referenciale që mbështeten në normat ndërkombëtare të respektimit të kodeve deontologjike; baraslargësi nga grupet e presionit dhe interesave dhe implikim në proceset e vendimmarrjes. Stimulimi i respektimit të vlerave demokratike dhe një kërkim shkencor objektiv, jo diskriminues ndaj objektit në vëzhgim.

Mundësi Punësimi: – drejtues në Institucionet qeveritare/jo qeveritare; -institute kërkimore/shkencore; – drejtues në Administratën publike/lo kale; -agjenci të ndryshme shërbimesh -institucionet mediatike; departamenti i shkencave juridike dhe politiko – administrative-organizatat ndërkombëtare; -organizata jofitimprurëse.

Të diplomuarit në këtë profil 2. Administrim Publik/Politika Publike dhe BE: do zotërojnë koncepte teorike dhe cilësi ekzekutive që do ju mundësojnë të kontribuojnë në drejtimin e administratës publike shqiptare, në mënyrë të veçantë në institucionet publike integruese apo drejtoritë e veçanta të integrimit evropian brenda ministrive, bashkive dhe prefekturave. Një pjesë e të diplomuarve do përbëjnë elitën e studiuesve, pedagogëve dhe analistë të ardhshëm të administratës dhe hapësirës publike evropiane.

Mundësi punësimi: -drejtues në Institucionet qeveritare/joqe veritare; -Institute kërkimore/shkencore; -agjenci të ndryshme shërbimesh; -institucionet mediatike; -organizatat ndërkombëtare; -organizata jofitimprurëse. -drejtues në Administratën publike/lokale.