Sistemi i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
Në Albanian University, sigurimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare realizohet nëpërmjet Sistemit të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, i cili mbështetet në veprimtarinë e dy strukturave kryesore: Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Komisionit për Vlerësimin Institucional.
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ushtron funksione mbështetëse, këshillimore dhe monitoruese, duke bashkërenduar proceset e vlerësimit të brendshëm të programeve të studimit dhe vlerësimit institucional. Në kuadër të përgjegjësive të saj, Njësia ndjek proceset e akreditimit dhe të renditjes (rankimit) në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), administron pyetësorët e studentëve në përfundim të çdo semestri, realizon studime gjurmuese mbi punësimin e të diplomuarve, si dhe harton raportin vjetor mbi cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve institucionale, duke propozuar rekomandime për përmirësimin e tyre.
Komisioni për Vlerësimin Institucional, i ngritur nga Senati Akademik, është organi përgjegjës për ngritjen, funksionimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. Në ushtrim të funksioneve të tij, Komisioni mbikëqyr veprimtarinë e Njësisë, shqyrton raportin vjetor të cilësisë dhe ia paraqet atë Senatit Akademik për vlerësim dhe ndjekje institucionale.
Në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, rezultatet e proceseve të vlerësimit bëhen publike, duke shërbyer si bazë për identifikimin e arritjeve, evidentimin e fushave që kërkojnë përmirësim dhe orientimin e zhvillimit të mëtejshëm institucional.
Raporte
Raporte vjetore të AU
Licensimi dhe akreditimi i programeve
E themeluar fillimisht me emërtimin “UFO Dental”, me Vendim Nr. 197, datë 10.04.2004, institucioni u riemërtua “UFO University” me Vendim Nr. 597, datë 28.05.2009. Më pas, me Vendim Nr. 603, datë 24.08.2011, institucioni vijon veprimtarinë e tij nën emërtimin “Albanian University”. Akreditimi institucional është miratuar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 55, datë 26.05.2023.
39
Programe gjithsej
37
Me vendim akreditimi
15
Programe Cikli I
21
Programe Cikli II
2
Specializime SPA
1
Doktoraturë (Dr)
| Nr. | Programi i studimit | Cikli | Licensimi | Akreditimi | Riorganizimi |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Bachelor në Infermieri | Cikli I | Urdhër nr. 411- 25.08.2011 | Vendim nr.186, dt 13.12.2024 | |
| 2 | Bachelor në Fizioterapi | Cikli I | Urdhër nr. 199- 16.05.2012 | Vendim BA nr. 124, dt. 21.06.2025 | |
| 3 | Bachelor në Dizajn | Cikli I | Urdhër nr. 199- 16.05.2012 | Vendim BA nr.193, dt.13.12.2024 | |
| 4 | Bachelor në Teknologji Informacioni | Cikli I | Urdhër nr.33- 31.01.2012 | Vendim BA Nr.192, dt.13.12.2024 | |
| 5 | Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike | Cikli I | Urdhër nr.411-25.08.2011 | Vendim BA nr.189, dt.13.12.2024 | |
| 6 | Bachelor në Inxhinieri Elektrike | Cikli I | Urdhër nr.479-10.10.2012 | Vendim BA nr.176 datë 25.11.2023 | |
| 7 | Bachelor në Inxhinieri Mekatronike | Cikli I | Urdhër nr. 488- 04.10.2011 | Vendim BA Nr. 107 dt. 20.06.2025 | |
| 8 | Bachelor në Inxhinieri Elektronike | Cikli I | Urdhër nr.411-25.08.2011 | Vendim BA Nr.07, dt. 10.01.2025 | |
| 9 | Bachelor në Financë - Bankë | Cikli I | Miratim 8981-27.12.2005 | Vendim BA nr. 110, dt. 20.06.2025 | |
| 10 | Bachelor në Menaxhim Biznesi | Cikli I | VKM nr.408- 26.05.2010 | Vendim BA nr.194, dt.13.12.2024 | |
| 11 | Bachelor në Psikologji e Përgjithshme | Cikli I | Miratim 8981-27.12.2005 | Vendim BA Nr. 21, datë 03.03.2023 | |
| 12 | Bachelor në Mësuesi për Arsimin Fillor | Cikli I | Urdhër nr.251-02.06.2011 | Vendim BA, Nr.10, dt 10.01.2025 | |
| 13 | Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor | Cikli I | Urdhër nr.251-02.06.2011 | Vendim BA nr.09, dt 10.01.2025 | |
| 14 | Bachelor në Anglisht | Cikli I | Urdhër nr.199-16.05.2012 | Vendim BA nr.34 dt 27.02.2026 | |
| 15 | Program me karakter profesional “Laborant i Lartë Dentar” | Cikli I | Urdhër nr.516-24.10.2019 | Vendim BA nr.20, dt 03.03.2023 | |
| 16 | Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale | Cikli II | Urdhër nr. 479-10.10.2012 | Vendim BA nr.187, dt 13.12.2024 | |
| 17 | Master Profesional në Terapi Manuale | Cikli II | Urdhër nr. 671-12.10.2018 | Vendim BA, nr.188, dt 13.12.2024 | |
| 18 | Master Profesional në Interier Dizjan | Cikli II | Urdhër nr.669-12.10.2018 | Vendim BA, nr.190, dt 13.12.2024 | |
| 19 | Master Profesional në Sisteme të Energjisë | Cikli II | Urdhër nr.674-12.10.2018 | Vendim BA Nr. 148, dt. 24.11.2023 | |
| 20 | Master Profesional në Menaxhim Bankar dhe Financiar | Cikli II | Urdhër nr.176-26.04.2012 | Vendim BA nr. 53, dt 07.05.2026 | |
| 21 | Master Profesional në Administrim Biznesi | Cikli II | Urdhër nr.176-26.04.2012 | Vendim BA Nr. 147, datë 24.11.2023 | |
| 22 | Master Profesional në Shkenca Penale | Cikli II | VKM nr.597- 28.05.2009& Urdhër nr.308-08.06.2010 | Vendim BA Nr. 43, datë 14.04.2023 | |
| 23 | Master Profesional në Mësuesi në Arsim Special | Cikli II | Urdhër nr.260, dt 16.06.2025 | — | |
| 24 | MP. Pedagogji me profile “Mësuesi në Arsim Fillor” dhe “Menaxhim Arsimi” | Cikli II | VKM nr.89- 10.02.2010&Urdhër nr.131-21.03.2011 | Vendim BA Nr. 22, datë 03.03.2023 | Riorganizuar me Vendim Senati Nr.46, datë 22.11.2021 dhe miratur nga MAS me shkresë nr. 627-20.10.2022 dhe Nr. 509, datë 06.09.2022 për një korrigjim në emërtim |
| 25 | Master Profesional në Psikologji Shkollore | Cikli II | Urdhër nr.202-28.05.2013 | Vendim BA Nr. 52, dt. 07.05.2026 | |
| 26 | Master i Shkencave në Stomatologji (Program i integruar 5-vjecar) | Cikli II | VKM nr.197-10.04.2004&Urdhër nr.197-07.04.2010 | Vendim BA nr.131, dt.20.10.2023 | |
| 27 | Master i Shkencave në Farmaci (Program i integruar 5-vjecar) | Cikli II | Miratim 5563-01.09.2005& Urdhër nr.226-21.07.2009 | VBA nr.200, dt 13.12.2025 | |
| 28 | Master i Shkencave në Odontoiatria e Protesi Dentaria | Cikli II | Urdhër Nr. 444, datë 22.07.2022 | — | |
| 29 | Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike | Cikli II | Urdhër Nr. 411, datë 25.08.2011 | Vendim BA nr.08, dt 10.01.2025 | |
| 30 | Master i Shkencave në Teknologji Informacioni | Cikli II | Urdhër Nr. 33, datë 31.01.2012 | Vendim BA Nr.191, dt.13.12.2024 | |
| 31 | Master i Shkencave në Administrim Biznesi | Cikli II | VKM nr. 56-21.01.2009& Urdhër nr. 308-08.06.2010 | Vendim BA Nr. 45, datë 14.04.2023 | |
| 32 | Master i Shkencave në Menaxhim Bankar | Cikli II | VKM nr. 56-21.01.2009& Urdhër nr. 308-08.06.2010 | Vendim BA nr.65, datë 10.09.2022 | |
| 33 | Master i Shkencave në Drejtësi (Program i Integruar) | Cikli II | Urdhër nr. 188, datë 03.07.2020 | VBA Nr.11, dt 16.01.2026 | |
| 34 | Master i Shkencave në Shkenca Juridike me drejtime: 1. E Drejtë Private 2. E Drejtë Penale 3. E Drejtë Publike dhe Administrative | Cikli II | VKM nr.408- 26.05.2010 | Vendim BA Nr. 41, datë 14.04.2023 | Riorganizuar 08.07.2024 Urdhër nr.336, dt 08.07.2024 |
| 35 | Master i Shkencave në Administrim Publik me profile: 1. Politika Publike dhe Qeverisje 2. Politika Publike dhe BE | Cikli II | VKM nr.56-21.01.2009&Urdhër nr. 308-08.06.2010 | Vendim BA nr.109, dt 20.06.2025 | |
| 36 | Master i Shkencave në Psikologji Klinike | Cikli II | VKM nr.597- 28.05.2009&Urdhër nr.308-08.06.2010 | Vendim BA Nr.11, dt 10.01.2025 | |
| 37 | Specializime Aftagjata në Ortognatodonci | SPA | Urdhër nr. 428-05.09.2011 | Vendim BA nr.54, dt.07.05.2026 | |
| 38 | Specializime Aftagjata në Kirurgji Orale | SPA | Urdhër nr. 428-05.09.2011 | Vendim BA nr.55, dt.07.05.2026 | Riorganizuar me Vendim Senati Nr.2, datë 02.02.2022 dhe miratur nga MAS me Urdher nr. 623-17.10.2022 |
| 39 | Doktoraturë në Shkenca Farmaceutike | Dr | Urdhër nr. 68- 12.03.2013 | VBA nr. 46-13.07.2020 | Rioganizuar me Urdhër nga MA nr. 617, datë 24.12.2025 |
