Prof. Dr. Myftar Barbullush
Prof. Dr. Myftar Barbullushi është Zëvendësrektor për Kërkimin Shkencor në Albanian University, profesor dhe mjek nefrolog. Ka drejtuar Shërbimin e Nefrologjisë, Dializës dhe Transplantit në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka qenë titullar i lëndës së Nefrologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. Ka kontribuar në zhvillimin e hemodializës kronike dhe transplantimit renal në Shqipëri. Ka qenë anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës, i komisionit për ligjin e arsimit të lartë dhe i Bordit Kombëtar të Akreditimit. Ka drejtuar Shoqatën Shqiptare të Nefrologjisë dhe BANTAO, si dhe ka shërbyer në Bordin Rajonal të ISN. Është nderuar me titullin ERA-EDTA Distinguished Fellow (2013). Është autor i teksteve universitare dhe i publikimeve shkencore ndërkombëtare.
