Dr. Fatmira Kola
Dr. Fatmira Kola është Doktore e Shkencave në Bankë dhe Financë, diplomuar me rezultate të larta në Universitetin Tor Vergata, Romë. Ajo zotëron diplomë Master Shkencor në Ndërmjetësim Financiar, Financë Ndërkombëtare dhe Menaxhim Risku nga Universiteti La Sapienza, Romë, me rezultatin maksimal 110/110. Prej vitit 2011 është e angazhuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e financës dhe bankës, ndërsa aktualisht eshte Drejtuese e Projektit ne fushen e Dixhitalizimit nepermjet inteligjences artificiale në Albanian University. Dr.Kola ka mbi pesë vite përvojë në menaxhimin e riskut bankar dhe është vlerësuar me titullin “Master Trainer në Investimet Publike” nga ASPA. Interesat e saj kërkimore përfshijnë inteligjencën artificiale, transformimin digjital, inovacionin financiar, teknologjitë inteligjente dhe menaxhimin e riskut.
