PhD. Fjoralba Zeko
PhD. Fjoralba Zeko është Drejtuese e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative në Fakultetin e Shkencave Sociale, Albanian University, që prej majit 2024. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “La Sapienza” dhe doktoratën në të Drejtën Publike në Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali.
Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë të drejtën publike, kushtetuese dhe administrative, mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe drejtësinë kushtetuese. Ka përvojë në mësimdhënie universitare, kërkim shkencor dhe këshillim ligjor. Është autore e artikujve shkencorë, pjesëmarrëse në konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe kontribuuese në projekte e botime që promovojnë bashkëpunimin juridik dhe akademik shqiptaro-italian.
