1 Year
Shkencave Mjekësore
Infermierisë dhe Fizioterapisë
Professional Program
Programi i studimit Master profesion al në “Terapi Manuale” është hapur me Urdhër Nr. 671, datë 12.10.2018 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, akredituar për herë të parë nga Agjen cia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me Vendim Bordi Akreditimi nr.59, datë.05.07.2019 dhe riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr.188, datë 13.12.2024.
Programi i studimit në Terapi Manuale ka kohëzgjatje prej 1 viti akademik dhe është i organizuar në 60 ECTS. Qëllimi parësor i këtij programi është formimi bashkëkohor i studentëve bazuar në një përgatitje të mirë teorike dhe praktike.
Ky program është hartuar në perputhje me strategjinë kombëtare të arsimit me qëllim formimin e profesionisteve të aftë në këtë fushë. Mbi këto baza, një numër studentësh janë punësuar në vend dhe jashtë tij, në Institucione Shëndetёsore private ose shtetёrore.
Programi i studimit Master profesional në “Terapi Manuale” është një ndërthurje teoriko-praktike në të cilën baza e trajnimit është në përputhje me standardet evropiane. Në mënyrë të veçantë ky program ka për qëllim të nxisë një kulturë terapeutike të integruar në kuadër të terapisë manuale, bazuar në parimet; vizion biopsikosocial i problemit të pacientit, një metodologji klinike e mësimdhënies që kombinon prova kërkimore dhe dëshmi empirike, një metodologji kërkimore e artikuluar në funksion të problemeve të ndryshme dhe bazave epistemologjike të referencave bibliografike, një krahasim pozitiv me shkollat e ndryshme dhe traditat e terapisë manuale. Në këtë program kanë mundësi të studiojnë Fizioterapistë të cilët kanë kryer arsim tre vjeçar (cikli i parë Bachelor) në degën e Fizioterapisë dhe kërkojnë të thellojnë më tej njohuritë e tyre në një specialitet më të ngushtë si ai i Terapisë Manuale.
Mundësi Punësimi: I diplomuari në programin Master Profesional në “Terapi Manuale”, mund të punojë në Sistemin Shëndetësor publik dhe atë privat të Republikës së Shqipërisë që përfshin : • Sistemin Shëndetësor Parësor (Qendrat Shëndetësore të Specialiteteve, Shërbimi i Fizioterapisë) • Sistemi Shëndetësor Sekondar (Poliklinikat e Specialiteteve në rrethe) • Sistemi Shëndetësor Tercial (Spitalet Rajonale, Qendra Spitalore Universitare, Spitalet private) • Klinikat mjekësore private të fizioterapisë • Qendrat e SPA-Masazhe ,Instruktor noti, Palestre, Ekipet sportive). Mund të punësohen edhe jashtë vendit falë marrëveshjeve të bashkëpunimit.