Albanian University është i angazhuar në projekte dhe iniciativa europiane që synojnë forcimin e kapaciteteve kërkimore, transformimin digjital, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit akademik.
RESILIENCE – REligious Studies Infrastructure: tooLs, Innovations, Experts, conNections and Centers in Europe
Programi / financuesi: Horizon Europe
Periudha: 2021–2028
Statusi: Faza e parë e përfunduar; vijon me RESILIENCE TIP
RESILIENCE synon krijimin e një infrastrukture kërkimore europiane që lidh studiues, institucione, ekspertizë dhe burime në fushën e studimeve religjioze. Projekti mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zhvillimin e shërbimeve të përbashkëta për komunitetin shkencor europian.
Rezultatet / vazhdimësia: Faza e parë u përmbyll në korrik 2026 dhe vijon për periudhën 2026–2028 me projektin RESILIENCE TIP – Transition-to-Implementation Project, drejt konsolidimit dhe implementimit të plotë të infrastrukturës europiane kërkimore drejt ERIC (European Research Infrastructure Consortium).
Më shumë informacion →RESILIENCE

VirtuEU – Virtual Exchanges of Active Citizens
Programi: Virtual Exchange
Periudha: 2023–2026
Statusi: Përfunduar
VirtuEU krijoi një hapësirë virtuale bashkëpunimi për të rinjtë nga vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, duke promovuar dialogun, gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen qytetare.
Rezultatet kryesore: Projekti angazhoi mbi 2,500 studentë nga institucione të arsimit të lartë, duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe pjesëmarrjen aktive në komunitet dhe në jetën qytetare. Aktivitetet u përmbyllën me sukses në vitin 2026.
Më shumë informacion →“Virtual Exchanges of Active Citizens”

RES-UNI – Research Universities
Programi / financuesi: Erasmus+ Capacity Building in Higher Education
Partneriteti AU: Në bashkëpunim me Albanian University Center
Periudha: 2024–2028
Statusi: Në zbatim
RES-UNI synon forcimin e kapaciteteve të universiteteve të Ballkanit Perëndimor në transformimin digjital, Big Data, menaxhimin e të dhënave dhe Inteligjencën Artificiale, duke afruar praktikat akademike dhe kërkimore me standardet e universiteteve kërkimore europiane.
Kontributi / rezultatet për AU: Studentë të programeve të ndryshme dhe staf akademik të Albanian University kanë marrë pjesë në trajnime ndërkombëtare, programe mobiliteti dhe aktivitete për zhvillimin e kompetencave digjitale në fushën e digjitalizimit, Inteligjencës Artificiale dhe Big Data gjatë vitit 2026.
Më shumë informacion →RES-UNI – Research Universities

IDYLL – Interfaith Dialogue & Youth Learning Lab: Building Bridges Between Faiths. Empowering Youth Through Inclusion
Programi / financuesi: Erasmus+ KA220 – Youth
Partner: National and Kapodistrian University of Athens, Greece
Statusi: Projekt i ri i fituar
IDYLL është një projekt europian i fokusuar në dialogun ndërfetar, përfshirjen sociale dhe fuqizimin e të rinjve përmes edukimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor. Albanian University është pjesë e partneritetit ndërkombëtar të projektit.
Kontributi i pritshëm: Zhvillim i aktiviteteve edukative dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për promovimin e dialogut, gjithëpërfshirjes dhe pjesëmarrjes së të rinjve.
