Master i Shkencave në “Shkenca Juridike” me drejtim: E drejtë private. E drejtë publike dhe administrative. E drejtë penale.

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

2 Years

Fakulteti

Shkencave Shoqërore

Departamenti

Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative

Diploma

Master i Shkencave

Rreth programit

Programi i studimit Master i Shkencave në “Shkenca Juridike” me drejtime është licencuar me VKM Nr.408, datë 26.05.2010, riorganizuar me urdhër nr. 336, datë 08.07.2024, është riakredituar me Vendimin e Bordit të Akreditimit nr. 41, datë 14.04.2023

Ky program ka si qëllim thellimin e njohurive të fituara në ciklin e parë të studimit për të kompletuar formimin e marrë në këtë cikël studimi duke i dhënë mundësinë studentëve të profilizohen në një nga drejtimet e mëposhtme:

E drejtë private.

E drejtë publike dhe administrative.

E drejtë penale.

Programi ka një kohëzgjatje prej 2 vitesh akademike me një total prej 120 kredite (ECTS). Veprimtaritë formuese, teorike dhe praktike të ofruara sigurojnë specializim të njohurive të studentit, krahasuar me ato të marra në programin e ciklit të parë të studimit. Ndjekja e programit të studimit Master i Shkencave në “Shkenca Juridike” dhe përfitimi i diplomës në këtë fushë, u jep mundësi studentëve gjithashtu të vazhdojnë në ciklin e tretë të studimeve, doktoratë apo ndjekjen e shkollës së magjistraturës

Mundësi Punësimi:

-jurist në fushën e së drejtës penale ;

-jurist në fushën e së drejtës private;

-jurist në fushën e së drejtës publike dhe administrative.