Master i Shkencave në Psikologji Klinike

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

2 Years

Fakulteti

Shkencave Shoqërore

Departamenti

Psikologjisë së Përgjithshme

Diploma

Master i Shkencave

Rreth programit

Programi i studimit Master i Shkencave në “Psikologji Klinike” është licensuar me VKM nr. 597 dt.28.05.2009. Plotësuar me urdhërin e MASH. Nr. 308 Dt. 08.06.2010. Akredituar për herë të parë nga MASH me Urdhër Nr. 327, dt. 07.08.2012, riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr.11, date 10.01.2025. Synon t’u paraqesë studentëve një vlerësim të thelluar të metodave dhe teknikave për vlerësimin dhe ndërhyrjet klinike. Programi i studimit është mbështetur mbi modelin e sistemeve biopsikologjike të të kuptuarit të sjelljes njerëzore dhe ky program i ofron studentëve një panoramë të detajuar të detyrave dhe aftësive klinike të cilat janë themelet e punës së psikologut klinik. Studentët do të pajisen me informacion të zgjeruar lidhur me metodat e kërkimit, çështje të etikës, diversitetit kulturor, vlerësimit, psikoterapisë, dhe në mënyrë më të specifikuar, me aftësi praktike në secilën nga çështjet e mësipërme. Ky program do t’iu vijë në ndihmë studentëve për të kuptuar me thellë praktikën e punës së psikologut klinik.

Mundësitë e ndryshme të punësimit, metodat bashkëkohore të vlerësimit dhe trajtimit klinik si dhe çështje ligjore dhe etike që rregullojnë profesionin e psikologut klinik do të përshkojnë në tërësi programin e studimit.

Sektorët e mundshëm të punësimit me përfundimin e këtij masteri janë:

• Ky program studimi ofron mundësinë e punësimit në praktikën private si psikolog klinik i liçencuar duke siguruar këshillim, psikoterapi, vlerësim dhe konsultim ndaj individëve, familjeve, grupeve dhe organizatave.

• Në të gjitha institucionet të cilat ofrojnë shërbimi psikologjik për shkak të profilit të tij të veçantë si dhe në mënyrë më të përqëndruar në ato të kujdesit për shëndetin psiko-emocional.

• Institucione të ndryshme kërkimore shkencore, të tilla si universitete, agjenci, organizata apo fondacione kërkimi janë të tjera mundësi punësimi.

• Mjediset apo qendrat që ofrojnë shërbime në përkujdesje të shëndetit mendor të tilla si spitalet psikiatrike, shtëpitë e komunitare mbështetura, të shëndetit qendrat mendor, institucione dhe organizata jo fitimprurëse të ndryshme me fokus ofrimin mbështetjen, dhe rehabilitimin e individëve (fëmijë, adoleshentë, të rritur, të moshuar) me probleme të shëndetit mendor.

• Organizata jo-fitimprurëse.

• Spitale dhe klinika publike e private për fëmijë dhe adoleshentë.