Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

2 Years

Fakulteti

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Departamenti

Shkencave Ekonomike

Diploma

Master i Shkencave

Rreth programit

Programi i studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, është licencuar me Urdhër nr. 56, datë 21.01.2009 dhe Urdhër nr.308, datë 08.06.2010, akredituar për herë të parë me Vendim Këshill Akreditimi Urdhër nr. 327, datë 07.08.2012, i riakredituar me vendim të Bordit të Akreditimit nr. 65, datë 10.09.2022.

Studentët të diplomuar në këtë program studimi pajisen me aftësi teorike dhe analitike të performancës administruese nëpërmjet kërkimit shkencor të aplikuar, duke respektuar rigorozisht raportin e standardeve dhe rregullave të testimit empirik të problematikave që lidhen me sferën e biznesit mundëson së pari formimin e studiuesve serioz të mikro dhe makro ekonomisë, kaq shumë të nevojshëm për tregun e punës në Shqipëri.

Mundësi Punësimi: Studenti i diplomuar në këtë program janë të aftë për të punuar si menaxher, këshillues biznesi, ekonomistë pranë kompanive vendase dhe të huaja, apo qendrave të ndryshme kërkimore, konsulentë apo ekspertë të treguesve ekonomikë pranë orga nizmave të ndryshëm qeveritare dhe jo-qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare, aspirantë të studimeve të avancuara në fushën e menaxhimit.