1 Years
Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
Shkencave Ekonomike
Professional Program
Programi Master Profesional në “Administrim Biznesi” është licencuar me Urdhër Nr. 176, datë 26.04.2012, akredituar me Urdhër Nr.440, datë 25.08.2016, si dhe me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 10.07.2017, riakredituar me Vendimi i Bordit të Akreditimit nr.147, datë 24.11.2023. Programi ka kohëzgjatje 1 vit akademik me 60 kredite ECTS.
Ai synon në pajisjen e të diplomuarve të ciklit të dytë në Administrim Biznes me njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe trajnim të mirëfilltë profesional mbi shkencat ekonomike, politikat e biznesit dhe administrimin e njësive ekonomike. Një vëmendje e veçantë ju kushtohet dimensionit dhe njohjes së strukturave organizative, menaxhimit të institucioneve, planifikimit, legjislacionit dhe funksionimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.
Mundësi Punësimi: Studenti i diplomuar në këtë program janë të aftë për të punuar si menaxher, këshillues biznesi, ekonomistë pranë kompanive vendase dhe të huaja, apo qendrave të ndryshme kërkimore, kon sulentë apo ekspertë të treguesve ekono mikë pranë organizmave të ndryshëm qeveritare dhe jo-qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare, aspirantë të studi meve të avancuara në fushën e menaxhimit.