Bachelor në “Financë-Bankë”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

3 Years

Fakulteti

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Departamenti

Shkencave Ekonomike

Diploma

Bachelor

Rreth programit

Programi i studimit Bachelor në “Financë-Bankë” është licencuar me Miratim të MASH Nr. 8981, datë 27.12.2005, riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit nr.110, datë 20.06.2025.

Ky program ofron njohuri të plota në fushën e financës dhe të bankave me kohëzgjatje normale prej tre vitesh akademike me një total prej 180 kredite. Programi ndjek me kujdes zhvillimin e shkencës ekonomike në botë, duke përqendruar vëmendjen sidomos në arritjet në rrafshin e shkencave financiare, institucioneve bankare dhe atyre jobankare.

Programi i studimit Bachelor në “Financë-Bankë” synon të përgatisë ekonomistë me njohuri bashkëkohore dhe të aftë për të punuar kryesisht në institucionet financiare, por jo vetëm. Studentët e këtij profili pajisen me njohuri dhe shprehi të mjaftueshme për të punuar edhe si financierë në industri të ndryshme të ekonomisë, në përputhje me nevojat e tregut të punës. Programi i studimit, nëpërmjet kombinimit të lëndëve të formimit bazë, të lëndëve të formimit të përgjithshëm, të lëndëve të specialitetit dhe praktikës, synon zhvillimin e aftësive teorike dhe shprehive të studentëve, me qëllim që të përgatisë ekonomistë finance të profilit bankar, të aftë për të punuar kryesisht në institucionet financiare e monetare.

Kurrikula vendos bazat e forta në formimin e financierit të ardhshëm i cili mund të integrohet lehtësisht dhe të punojë në institucionet bankare, në fushën e investimeve financiare lidhur me investimet dhe drejtimin e kapitaleve, në fushën e studimit të tregut financiar dhe të kontabilitetit e statistikave financiare, të kompanive të sigurimeve dhe bankave të investimeve, të institucioneve, të kredive, në fushën e konkurencës dhe të sigurimit të tregut financiar, kompanitë prodhuese apo të shërbimeve, etj.

Mundësi Punësimi: I diplomuari në “Financë Bankë” mund të punojë në çdo ndërmarrje që ka një zyrë finance, në zyrat e Kontabilitetit dhe Auditit Financiar, në banka apo institucione financiare jo bankare, në Shoqëritë e Sigurimit dhe pothuaj në çdo entitet që ka nevojë për regjistrimin dhe mbajtjen e inventarëve e të financave.