2 Years
Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
Inxhinierive
Master i Shkencave
Programi i studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni“ është licensuar me Urdhër Nr. 33 datë 31.01.2012, akredituar për herë të parë me Urdhër nr. 383, datë 08.07.2016, riakredituar me Vendim Bordi Akreditimi nr. 191, dt.13.12.2024.
Programi i studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni“ ka për qëllim të realizojë përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Kjo përgatitje gjatë periudhës dy vjeçare, mbi nivelin Bachelor, ku janë marrë bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, u krijon mundësinë studentëve të marrin njohuri më të thelluara në fushën përkatëse. Një gjë e tillë mundëson që këto kuadro inxhinierike të integrohen në tregun e punës.
Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:
Studentët e diplomuar në programin e studimit Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni“ mund të punësohen në: • rolin e personelit IT në institucione e laboratorë, ku ka aparatura të ndryshme, që shërbejnë për përpunimin e informacionit; • firma të ndryshme private të pajisura me sisteme informacioni etj.; • shkollat e mesme profesionale etj.