Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

2 Years

Fakulteti

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Departamenti

Inxhinierive

Diploma

Master i Shkencave

Rreth programit

Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike“ është licensuar me Urdhër Nr. 411 datë 25.08.2011, akredit uar për herë të parë me Urdhër nr. 380, datë 08.07.2016, riakredituar me Vendim Bordi Akreditimi nr. 08, datë 10.01.2025.

Programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike“ ka për qëllim të realizojë përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit si inxhinier në fushën e elektronikës dhe të telekomunikacionit. Kjo përgatitje gjatë periudhës dy vjeçare mbi nivelin Bachelor, ku janë marrë bazat e nevojshme për të thelluar studimet dhe për të përfituar kompetenca më specifike mbi tema më të profilizuara, u krijon mundësinë studentëve të marrin njohuri më të thelluara në fushën përkatëse. Një gjë e tillë mundëson që këto kuadro inxhinierike të integrohen në tregun e punës.

Programi i studimit ka për qëllim të krijojë një profil të mirë të studentit të diplomuar, i cili do të jetë i aftë, që nëpërmjet proçesit të përfitimit të njohurive dhe vlerësimit, të zhvillojë një sërë shprehish dhe kompetencash, si:

aftësinë për të zhvilluar veprimtarinë në institucione dhe firma të ndryshme, ku ka sisteme elektronike të aplikuara dhe telekomunikacion;

aftësinë për të zhvilluar veprimtari të drejtpërdrejtë në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektronike apo projektimit dhe realizimit të sistemeve të telekomunikacionit;

aftësinë për të drejtuar kualifikimin apo edhe përgatitjen e teknikëve dhe kuadrove të ardhshëm në këtë fushë, pas një periudhe stazhi në profesion.

Studentët e diplomuar në programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike“ mund të punësohen në: • institute dhe laboratorë, ku ka aparatura elektronike të ndryshme, që shërbejnë në punën e sektorëve, si: industri, shëndetësi etj.; • firma të ndryshme private të pajisu ra me sisteme elektronike, si: telekomunikacion etj.; • shkollat e mesme profesionale të profilit elektronik etj.