Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

3 Years

Fakulteti

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Departamenti

Inxhinierive

Diploma

Bachelor

Rreth programit

Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike“ është licensuar me Urdhër Nr. 479 datë 10.10.2012, akredituar për herë të parë Vendim Bordi Akreditimi Nr. 40 dt. 19.05.2017, riakredituar me Vendim Bordi Akreditimi nr. 176, datë 25.11.2023.

I diplomuari Bachelor në “Inxhinieri Elektrike“ fiton aftësi në fushën e inxhinierisë industriale, me këndvështrim të veçantë në njohjen dhe kompetencat që lidhen me komponentët dhe impiantet e sektorit elektrik. Nisur nga një formim bazë ndërdisiplinor, programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike“ mundëson një përgatitje specifike lidhur me elementët e elektroteknikës, makinave elektrike, matjeve elektrike, elektronikës së fuqisë, sigurisë dhe impianteve elektrike.

Mundësitë profesionale të të diplomuar në Inxhinieri Elektrike janë të shumta dhe të ndryshme. Në kuadër të ndërmarrjeve private dhe publike, inxhinieri elektrik mund të kryejë një sërë aktivitetesh në sektorët e energjisë elektrike, prodhimit të energjisë elektrike dhe centraleve elektrike, shpërndarjes së energjisë elektrike dhe sigurisë elektrike, përdorimit të energjisë elektrike në impiantet industriale, shtëpiake, të të tretëve dhe në transporte, të automatizimit industrial dhe elektromekanik.