Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”

Pika kryesore e programit

Kohëzgjatja

3 Years

Fakulteti

Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Departamenti

Inxhinierive

Diploma

Bachelor

Rreth programit

Bachelor në “Inxhinieri Elektronike” departamenti i inxhinierisë Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike“ është licensuar me Urd hër Nr. 411 datë 25.08.2011, akredituar për herë të parë me Vendim Bordi Akred itimi nr. 41, dt. 19.05.2017, riakredituar me Vendim Bordi Akreditimi nr. 07, datë 10.01.2025. I diplomuari Bachelor në “Inxhinieri Elektronike“ fiton aftësi në drejtim të projektimit, inxhinierizimit, prodhimit, ushtrimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve elektronike me aplikime në automatizim, telekomunikacion, rrjeta dhe në çdo akti vitet tjetër që konsiderohet si “dixhital”.

I diplomuari në “Inxhinieri Elektronike“ mund të punojë në ndërmarrje që prod hojnë pajisje dhe sisteme elektronike (për shembull kompjutera dhe celularë), si dhe në ndërmarrje, që përdorin elektronikën në produktet e tyre: automatizim impiantesh, telekomunikacion tokësor dhe satelitor, autovetura, aplikime shtëpiake etj