KLINIKA UNIVERSITARE STOMATOLOGJIKE
Viti 2006 shënon hapjen e Klinikës Universitare Stomatologjike, si pjesë e rëndësishme e Programit të Integruar të Ciklit të Dytë të Studimit “Master i Shkencave në Stomatologji”. Klinika është e pajisur me licencë nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe e akredituar nga Qëndra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësorë (QKCSAISH), pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Klinika mbështet funksionimin e Departamentit të Stomatologjisë, me sallat e mirё-profilizuara të pajisura me 77 poltrona dentarë (me lehtësirat përkatëse: ndriçim, ajër, ujë, lëvizshmëri sipas situatës klinike, aspirator kirurgjikal, kavitron, llamba polimerizuese, të sterilizueshme pas çdo pacient.
Secila sallë ka specifikat e veta për lёndёn që mbulon, si rrjedhojë, edhe materialet mbёshtetёse për realizimin e punimeve klinike janë specifike, sipas karakteristikave të çdo salle, konkretisht:
- salla e terapisë (dentisteri e endodonti),
- salla pedodontisё pёr trajtimin e moshave 3-16 vjeçare;
- salla e ortodontisё;
- salla e protetikёs fikse e tё lёvizëshme sё bashku me laboratorin e studentёve;
- salla e kirurgjisё ambulatore;
- salla e periodontologjisё dhe e sëmundjeve të mukozave,
- Sallat e Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë struktura të “Day Hospital” në shërbim të studentëve dhe specializantëve.
- salla e ekzaminimit radiografik dixhital.
Vlen për tu përmendur investimi që është bërë për programin kompjuterik të vlerësimit cefalometrik dhe aparaturave profesionale të ruajtjes së të dhënave që i vijnë në ndihmë studentëve për vlerësimin, diskutimin, trajtimin e rasteve klinike në fushën e Ortodontisë dhe Kirurgjisë e Implantologjisë.
Për realizimin në kushte sa më optimale të ndërhyrjeve kirurgjikale ambulatore janë vënë në dispozicion dy salla kirurgjikale që përmbushin kriteret e nevojshme për kryerjen në kushte sterile të ndërhyrjeve. Sallat janë të pajisura me paradhomë me shtretër për ekzaminimin klinik të përgjithshëm korrekt të pacientit, gjetjen e rrugëve venoze nëse ndërhyrja do kryhet me sedacion dhe hospitalizimin disa orë pas interventit deri në largimin e tij në kushte optimale pas ndërhyrjes.
Salla lavazhi për mjekët për tё garantuara sepsinë e ndërhyrjes e pajisur me lavaman dhe solucione e veshje sterile. Salla e sterilizimit me autoklave, letër plastifikimi për mjetet kirurgjikale të cilat sterilizohen dhe ruhen në kushte sterile.
Mjediset laboratorike shfrytëzohen jo vetëm për aktivitetin mësimor, por dhe punë kërkimore shkencore nga ana e pedagogëve dhe studentëve të cilët punojnë për temën e diplomës dhe punimet që prezantojnë në konferencat studentore.
Risi në Klinikën Universitare Stomatologjike “Çerçiz Mingomataj” është pranimi i diplomantëve të interesuar për zhvillimin e praktikës profesionale një vjeçare, kriter për futjen në provimin e marrjes së Liçensës Mjek-Stomatolog.
KLINIKA E FIZIOTERAPISË “ALBANIAN UNIVERSITY”
Klinika e Fizioterapisë në “Albanian Uni versity” është një vlerë e shtuar për Universitetin jo vetëm në kompletimin me orë praktike të lëndëve si:
- Principet e lëvizjeve;
- Rehabilitimi ortopedik;
- Rehabilitimi prostetik, Rehabilitimi pediatrik, Rehabilitimi kardio-pulmonar;
- Geriartri dhe rehabilitim geriartrik, Rehabilitim fizik;
- Fizioterapi instrumentale;
- Rehabilitim në sport;
- Rehabilitimi në Terapinë manuale;
- Metodologjia e Terapisë manuale.
KLINIKA E KËSHILLIMIT PSIKOLOGJIK
Klinika e Këshillimit Psikologjik është një strukturë mbështetëse pranë Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme e cila ofron ndihmë profesionale falas për studentët e Albanian University, si dhe Komunitetin në përmbushje të misionit të saj social.
KLINIKA LIGJORE “ALBANIAN UNIVERSITY”
Klinika e Ligjit në “Albanian University” është njësi ndihmëse dhe shërbimi, e cila ka për qëllim të ofrojë një përvojë praktike për studentët e drejtësisë, duke kombinuar mësimin teorik me zbatimin praktik në fushën ligjore. Në thelb të misionit të saj qëndron pajisja e studentëve me aftësi profesionale, etike dhe komunikuese, duke i përgatitur ata për tregun e punës, por edhe angazhimi për t’i shërbyer komunitetit (individëve dhe shtresave në nevojë) nëpërmjet ofrimit të ndihmës juridike falas, promovimit të drejtësisë sociale, barazisë dhe të drejtave të njeriut.
