Organet dhe Autoritetet Drejtuese në Albanian University
Albanian University (AU), si institucion jopublik i arsimit të lartë, organizohet dhe e ushtron veprimtarinë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, Statutin dhe Rregulloren e Përgjithshme, si dhe me rregulloret dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tyre.
Statuti është akti bazë i AU-së, i cili projekton dhe rregullon në mënyrë të hollësishme organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e tij. Statuti përcakton strukturën e brendshme akademike dhe administrative në Albanian University dhe vendos marrëdhëniet midis tyre. Rregulloret dhe aktet e tjera të brendshme nxirren në bazë dhe për zbatim të Statutit nga organet dhe autoritetet kompetente.
Strukturat e brendshme akademike dhe administrative në Albanian University organizohen të ndara për nga varësia hierarkike dhe institucionale, në përputhje edhe me organigramën e institucionit.
Strukturat dhe Autoritetet Drejtuese
Informacion mbi strukturat akademike dhe administrative të Albanian University në nivel institucioni dhe fakulteti.
